Freitag, 13. April 2007

Sejdi Veseli ' Vdekja e padukshme i kanoset Kosoves

armatosur çlirimtare, te cilen e zhvilluam nen Flamurin e Famemadhes Ushtria Çlirimtare e Kosoves. Eshte rregull, qe pas perfundimit te lufterave, te behet edhe sanimi i terrenit nga demtimet e ndryshme qe shkaktohen nga veprimet luftarake te kundershtarit. Edhe ne shqiptaret e Kosoves Unmikistan e kemi pasur per detyre, nder detyrat paresore, eliminimin e demtimeve te medha dhe te shumellojshme qe na jane shkaktuar nga ushtria pushtuese serbo-çetnike, me armatimet supermoderrne te saj.
Duhet te konstatojme me dhembje ne shpirt, se edhe ato sanime teknike qe i kemi bere ne terrenet e djegura rend, i kemi bere gjysmake dhe shkel e shko, perjashtuar rastet kur kemi pasur te bejme me shtepite e minoritareve serb, keto i kemi bere per mrekulli, pa e lodhur mendjen se çfare kane bere ata gjate luftes. Keshtu nuk perjashtohet mundesia, qe edhe paramilitareve serbo-çetnik u kemi ndertuar shtepi moderne dhe ua kemi mobiluar me mobile te reja, thjesht u kemi siguruar nje jete komfore, me te mire se ajo qe e kane pasur para luftes. Ndersa shumicen e luftetareve te lirise dhe familjet e shumta shqiptare, te cileve ua kane djegur shtepite pushtuesit (ndofta po ata qe u kemi siguruar pleng dhe shtepi), i kem lene pa kulm mbi koke dhe qe gjallojne nen plastmase, duke u ballafaquar me acarin e dimrave dhe lageshtine.
Por shkrimi im ka per qellim te shpalose nje problem. i cili gjeneron ne vazhdimesi rrezik te madh per shendetin, jo vetem per gjeneratat e sotme te popullit, por edhe per ato qe do te vine. Fjala eshte per kontaminimin e truallit tone me agjense radioaktiv dhe helme te ndryshme luftarake.
Jemi deshmitar te kohes, se deri ne ditet tona, nga te ashtuquajturit kompetent per shendetesi dhe per mbrojtjen e ambientit, qe figurojne si zyrtar te larte te kinse IPVQK (qe ne realitet nuk jane tjeter pos servile te unmikistanezeve...), jo vetem se nuk eshte ndermarre as edhe nje hap per eliminimin e ketij rreziku, por as qe eshte diskutuar per te, ngase u kane thene shefat e tyre nderkombetar se ky rrezik nuk ekziston.
Nepermes ketij shkrimi u beje thirrje publike, atyre qe e konsiderojne veten kompetent, per te ndermarre hapa konkrete per dekontaminimin e hapesires kosovare, ne rend te pare nga ndotesit atomik (uraniumi i varferuar), kimik(dioksina) dhe biologjik(shkaktare semurjeve ngjitese te cilet bejne pjese ne arsenalin e armeve biologjike), me te cilet u kontaminua kjo hapesire gjate periudhes se luftes, si nga ana e ushtrise pushtuese serb, ashtu dhe nga fushata e bombardimeve te NATO-s ndaj caqeve strategjike te pushtuesit serb.

Si erdhi deri te kontaminimi radioaktiv?

Pergjigjen ne kete pyetje do ta filloj me kete citim:
.“Me 22 prill (1998 v.ime) forcat serbe perdoren per here te pare predhat radioaktive kunder trupave te UÇK-se...perdorimi i predhave me material radioaktiv brenda territorit shqiptar synonte te qellonte mbi popullaten civile...perdorimi i armeve te tilla u shtua gjate muajit maj...”
James Pettifer dhe Miranda Vickers “Çeshtja shqiptare – Riformezimi i Ballkanit”, faqe 355, botimi shqip nga Bota shqiptare dhe Edicioni “Libri”, Tirane-New York, 2007
Ushtria pushtuese serbo-çetnike ka pasur ne posedim DU municione qe nga viti 1989, se pari ato te prodhimit rus, me vone ato te prodhimit serb ne “Krušik” te Valeves dhe Sloboda te Çaçakut.
Deshmia me e mire qe verteton faktin, se edhe tani ne perdorim te ushtrise serbe gjenden DU municione, eshte aksidenti i paradokohshem ne Fabriken e armatimeve ”Krushik” te Valeves, ku u rrezatuan 4 punetor serb, te cilet punonin ne kete fabrike. (www,b-92.net).
Siç theksova me larte, Ushtria pushtuese serbo-çetnike, qe nga viti 1989 ka ne posedim raketa ajer-ajer, me koke nukleare dhe me peshe prej 3.5 e 6 kg dhe te cilat posedojne 1.6 kg DU, ne forme te shufrave, si ato te prodhimit rus, ashtu dhe ato te modifikuara ne fabriken “Krushik” te Valeves, me shenjen dalluese R60 MK.
DU-depleted uranium (uraniumi i varferuar), eshte nje nusprodukt i prodhimit te karburantit nuklear, pra si teprice e uraniumit te fisnikeruar i cili shfrytezohet per prodhimin e bombave nukleare.
Uraniumin e varferuar, OKB e klasifikojne si “ nje metal te rend dhe jo stabil” i cili emeton tri lloje te radioaktivitetit jonik:alfa, beta dhe gama.
Ne fabrikat serbe per prodhimin e armatimeve “Krushik” te Valeves, “Slloboda” te Çaçakut, “Zastava” te Kragujevcit dhe “Prvi Partizan” te Uzhices, uraniumi i varferuar (me siguri prodhim i reaktorit “Vinça”), shfrytezohet per prodhimin e municioneve blindeshpuese te ketyre kalibrave: 7,62 mm, 7.9 mm, 12.5 mm, 12.7 mm, 20 mm, 25 mm, 30 mm, 105 mm, 125 mm, si per prodhimin e kokave te raketave toke-ajer, toke-toke dhe ajer-ajer, te te gjitha kalibrave, perfshi ketu edhe ato te radiusit te gjate te veprimit.
Keto municione u shfrytezuan dhe shfrytezohen nga Ushtria serbe, si dhe per eksport.
Me keto raketa jane te armatosur aeroplanet luftarak serb, MIG 21, 29, Orao 2, Supergaleb...
Ushtria serbe, perveç tjerash, ka pasur dhe ka ne posedim DU municione per tankun e prodhimit te vete, M-84(sipas modelit rus T-74).
DU-municioni qe perdoret nga tankesi M-84 njihet me shkurtesen APFSDS 125 mm. Por ne perdorim te tankesit M-84, qe prej momentit te modifikimit te tij nga modeli rus T-72, gjendet edhe predha me penetrues nga volframi,.
DU-municionet bashkekohore me predha nen kalibrore, jane te destinuara per t’u perdorur nga topat e tankeve dhe topat kunder tank, kunder mjeteve te blinduara luftarake ne largesite prej 2000 e deri ne 3000 metra.
Keto municione jane te konstruktuara sipas principit te shfrytezimit te energjise vetanake kinetike e cila gjate kontaktit te predhes me cakun, se pari deformohet dhe me pastaj e tejshpon pengesen. Gjate shperthimit brenda objektit, copezat e predhes dhe te blindes paaftesojne ekuipazhin dhe stabilimentet vitale te mjetit te goditur, duke e nxjerre ate nga formacioni luftarak i kundershtarit.
DU-municionet kundertank me predha nen kalibrore jane shume me efikase, ne krahasim me ato klasiket, te cilat lansohen nga tytat e topave te tankeve dhe te atyre kundertank dhe njihen si: predhat pancir dhe komulative.
Ne baze te konstruktimit specifik masa e predhes eshte zvogeluar prej 1/3 deri ne ¼ te mases se atyre klasike. Kjo veti mundeson shpejtesi te madhe fillestare te udhetimit te predhes nen kalibrore, prej 1.400 deri ne 1.800 m/sek. Perveç tjerash, bartesi i predhes perben afro 30% te mases se pergjithshme te predhes dhe ndahet nga ajo, menjehere pas daljes se saj nga tyta lansuese, keshtu qe e rrite radiusin e veprimit te predhes, prej 1000 metra ne 2000 deri ne 3000 metra. Shih foto 1


Foto 1: Ndarja e bartesit te predhes UV, menjehere pas daljes nga tyta e lansuesit

Per ndertimin e berthames se ketyre predhave te destinuara per lufte kunder mjeteve te blinduara perdoren metalet e renda dhe uraniumi i varferuar dhe per kete njihen me emertesen e njohur, si DU municione.
Metali i forte qe perdoret per ndertimin e berthames se ketij lloji te predhave, eshte nje legure e perbere prej dy elementeve, nga volframkarbidi(WC) dhe kobalti (Co) ose nga nikeli(Ni), me mase specifike afro 13 deri 14 gr/m³.
Metali i rende eshte nje legure e perber nga tre elemente, nga volframi(W), hekuri(Fe) dhe bakri (Cu) ose nga volframi(W), nikeli(Ni) dhe hekuri(Fe), me mase specifike prej rreth 18 g/m3.

Si duken municionet DU?

Keine Kommentare: