Greqia ankohet për Himarën në BE Viron GJYMSHANA Bruksel 30-04-2007 function openGallery() { window.open('/articlegallery.php?articleid=8954', '', 'toolbar=0,location=0,directories=0,status=0,menubar=0,scrollbars=1,resizable=0,width=770,height=576'); return; } Parlamenti Europian function loadImage(cmd) { var imgs = new Array(new Array("/tpllib/img.php?im=cat_49/8954.jpg&w=260&h=154", "Parlamenti Europian"), new Array("/tpllib/img.php?im=2007/4/img_49_8954_520.jpg&w=260&h=154", "Greqia ankohet për Himarën në BE")); var form = document.forms["article_images"]; var img = document.getElementById("article_image"); var imgId = new Number(form.cur_image.value); var title = document.getElementById("image_caption") if (cmd == "next") { if (imgId 0) { form.cur_image.value = imgId - 1; } else { form.cur_image.value = imgs.length - 1; } } img.src = unescape(imgs[form.cur_image.value][0]); if (title != null) { title.innerHTML = unescape(imgs[form.cur_image.value][1]); } } Mbrapa - Para Olli Rehn pranon se si në Himarë dhe po ashtu edhe në rrethe të tjera, pati parregullsi për shkaqe administrative Eurodeputetët në Bruksel, në sinkron me deklaratat e Bollonos dhe Kokosis TIRANË- Si në një orkestër të drejtuar me zotësi nga një dirigjent i aftë, e ashtuquajtura "çështja e minoritetit grek" në Himarë, po jehon dhe po merr pak nga pak përmasa sa kombëtare dhe ballkanike, por po aq edhe evropiane. Deklaratat e Bollanos për një lloj autonomie të Shqipërisë së Jugut, ose të Vorio Epirit, sipas tyre, si dhe ato mbështetëse të ambasadorit grek në Tiranë, janë në sintoni të plotë me fushatën disavjeçare për Himarën që disa europarlamentarë grekë po përpiqen ta ngrenë dhe ringrenë në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel. Së fundmi janë europarlamentarët grekë, Kostandinos Haxhidakis i Partisë Popullore dhe Demokrate Evropiane, si dhe Panajotis Beglitis i Partisë Socialiste Evropiane, të cilët i shkruajnë Komisionerit përgjegjës për Zgjerimin, Olli Rehn, rreth parregullsive të vëna re, sipas tyre, në zgjedhjet e 18 shkurtit në Shqipëri, dhe veçanërisht në Himarë dhe pengesave që u janë nxjerrë atje kandidatëve të minoritetit grek. Në përgjigjen e tij, komisioneri Olli Rehn pranon se si në Himarë dhe po ashtu edhe në rrethe të tjera të vendit, pati parregullsi dhe vonesa të theksuara në mbarëvajtjen e votimeve, por këto parregullsi, sipas zyrtarit të lartë të BE-së, erdhën më shumë për mungesa të theksuara administrative të shkaktuara nga mospasja e një Regjistri Themeltar të zgjedhësve, si dhe të kartave të identitetit. Dhe që të mos përsëriten më këto dukuri, Olli Rehn njofton se Komisioni Evropian, në kuadër të programit të tij të ndihmave ndaj vendeve të Evropës Juglindore, CARDS, ka akorduar 3,3 milionë euro për hartimin e një regjistri të popullsisë dhe pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identifikimi. Sulmi Këtij sulmi të organizuar pa ndërprerje dhe frontal, janë detyruar t'iu kundërvihen një varg personalitetesh të Bashkimit Evropian, si p.sh., komisionerët që kanë qenë përgjegjës për vendet e Ballkanit, duke filluar nga Hans van den Bruk, Kris Patten dhe së fundmi nga Olli Rehn, apo edhe eurodeputetja Doris Pack. Kanë qenë gjykimet e tyre të kthjellëta dhe të paanshme që kanë bërë që deri më sot, pretendimet greke ndaj Himarës dhe minoritetit grek në Shqipëri, të mos trajtohen me seriozitet në institucionet e BE-së. Është tashmë i njohur për publikun shqiptar rasti i ish-eurodeputetit Ksarhakos, por edhe të tjerëve, që nuk kanë lënë rast pa përdorur për të ngritur pranë institucioneve të BE-së çështjen e minoritetit grek në Shqipëri, si dhe për të risjellë në skenë Protokollin e Korfuzit, apo të autonomisë së Vorio Epirit. Por, siç thamë, këto pretendime janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit më në zë të Bashkimit Evropian. Në një raport p.sh., të hartuar nga Komisioni Evropian para 3-4 vjetësh, pohohej e zezë në të bardhë se pakica greke në Shqipëri përfaqëson 1,5% të popullsisë së përgjithshme dhe se të drejtat e pakicave atje përgjithësisht respektohen. Ky pohim i Komisionit Evropian vuri atëherë në lëvizje krahun më radikal grek në Parlamentin Evropian, të cilët organizuan edhe një të ashtuquajtur konferencë për shkeljen e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri. Në këtë konferencë morën pjesë edhe disa deputetë minoritarë grekë në Kuvendin e Shqipërisë. Synimi i kësaj konference të organizuar në vitin 2003, ishte pikërisht që të përgënjeshtroheshin si të dhënat e Komisionit Evropian, por po ashtu edhe për të ringritur edhe një herë tjetër pretendimin e autonomisë së Shqipërisë së Jugut. Organizatori i këtij takimi, eurodeputeti i atëhershëm dhe i sotëm, Haxhidakis, theksoi ndër të tjera atëherë se "...ka disa probleme me raportin e Komisionit Evropian. Ekzistojnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Shqipëri, që në këtë raport nuk janë pasqyruar. Kjo ka qenë edhe një nga arsyet që kemi organizuar këtë konferencë dhe që kemi ftuar përfaqësues të pakicës greke në Shqipëri, të flasin këtu para zyrtarëve të Parlamentit dhe Komisionit Evropian, për të parë se si mund t'i zgjidhim këto kundërshti në të ardhmen. Do të jetë pozitive për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë, që ajo të respektojë të drejtat e minoritareve grekë. Komisioni Evropian është informuar keq, prandaj ne do të përpiqemi ta bindim atë se të dhënat në raportin e tij janë të gabuara",- u shpreh ndër të tjera europarlamentari grek. Por ndërsa Haxhidakis foli me një gjuhë të moderuar diplomatike, përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri, ishin edhe me të hapur dhe më agresivë në pretendimet e tyre. Njëri prej tyre, duke folur në greqisht, theksoi se Shqipëria ndjek një politikë të dyfishtë ndaj minoriteteve. Ajo, sipas tij, i ka aprovuar te gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare, përsa i takon respektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave, por në praktikë nuk i zbaton ato. Ai nënvizoi pastaj se, ndryshe nga sa thotë Kushtetuta vendase dhe Këshilli i Evropës, në Shqipëri nuk mund të shprehet me zë të lartë përkatësia etnike dhe fetare. Prandaj edhe mungojnë të dhëna të besueshme mbi numrin real të pakicave kombëtare në Shqipëri, si dhe të përkatësisë së tyre fetare, shtoi përfaqësuesi i minoritetit grek në Parlamentin shqiptar. Ai e konsideroi si padrejtësi që vetëm në 99 fshatra të Jugut të Shqipërisë janë vendosur shkolla në gjuhën greke dhe jo kudo ku jetojnë minoritarët grekë. Më pas, ai nënvizoi nevojën që edhe në Shqipëri, sidomos në ato zona ku banojnë pakicat, të njihet dygjuhësia. Pra, që gjuha greke të njihet dhe të përdoret si gjuhë e dytë zyrtare, në të gjitha ato treva ku ka prani të minoritareve greke. Sipas logjikës së deputetit minoritar, të gjithë ata që do të punojnë në të ardhmen në administratën lokale, ku jetojnë edhe minoritarë, duhet të njohin si shqipen ashtu edhe greqishten. Ai bëri po ashtu thirrje, që gjuha greke të përdorej në tabelat e rrugëve, në shkresat zyrtare etj. I pakënaqur dukej deputeti minoritar edhe me ndarjen e re administrative në Shqipëri. Ai kërkoi që zonat e populluara nga minoritarë, të formonin njësi administrative më vete. Sipas tij, ishte e padrejtë p.sh., që Saranda të formonte me Vlorën një ndarje administrative, në vend që të mbetej me Gjirokastrën, ku jetojnë minoritarë. Pas tij, eurodeputeti grek, Haxhidakis ia dha fjalën dikujt që e paraqiti si përfaqësues të minoritareve që jetojnë në Greqi, i quajtur Karathanos. Ky i fundit, pasi theksoi se minoritaret greke kanë 4000 vjet që jetojnë në trojet e tyre në Epirin e Veriut, deklaroi se 10% e popullsisë së Shqipërisë janë minoritare greke, megjithatë, Karathanos bëri thirrje që të kryhet një regjistrim i ri i popullsisë në Shqipëri, ku të shënohet edhe përkatësia fetare dhe etnike. Dhe megjithëse pati pohuar më përpara se minoritarët grekë janë larguar nga Shqipëria në fillim të viteve '90, për shkak të kushteve të këqija ekonomike, Karathanos nuk ngurroi t'i bëjë thirrje Bashkimit Evropian t'i ndihmojë dhe t'i mbrojë minoritarët grekë, për t'u kthyer sa më shpejt në vatrat dhe shtëpitë tyre në Vorio Epir. Më pas e mori fjalën J. Simos, i cili u paraqit si këshilltar i minoritetit grek për Epirin e Veriut. Me një fjalim prej ideologu, Simos iu kundërvu termit "pakicë kombëtare", duke pretenduar se nga numri i tyre dhe nga historia, ata nuk mund të jenë pakicë. Ka qenë gabim i historisë që e ka lënë këtë pjesë të popullit grek në shtetin shqiptar, i cili deri në vitin 1990 nuk e ka njohur demokracinë, por edhe tani është Bashkimi Evropian që po angazhohet në ruajtjen e stabilitetit të tij, tha Simos. Edhe ai kërkoi që në Shqipëri të organizohet një regjistrim i ri i popullsisë, nën kujdesin dhe kontrollin e Bashkimit Evropian, ku të theksohet edhe origjina etnike, si dhe feja. "Të përcaktohen grupet gjuhësore në çdo zonë, jo vetëm në 99 fshatrat që njihen si minoritarë",- tha Simos, para se të deklaronte që "minoriteti grek në Shqipëri kërkon t'i marrë në dorë fatet e veta nëpërmjet vetëvendosjes". Por përfaqësuesit e Vorio Epirit duket se nuk mjaftoheshin me shtrembërimin e fakteve apo kërkesat e tyre për vetadministrim, hapjen e shkollave greke kudo ku ka minoritarë, përdorimin e gjuhës greke si gjuhë të dytë zyrtare, por duket se kishin ardhur me kërkesa të qarta dhe synime konkrete. Ato i shprehu hapur Karathanos, kur deklaroi se ata kërkojnë që minoriteti grek në Shqipëri të ketë të drejta të njëjta me ato që gëzojnë sot kosovarët! Pra deklaratat e fundit të Bollanos veçse përsërisin ato që u shpalosën në Parlamentin Evropian, që në vitin 2003. Që në atë kohë ata kishin botuar dhe shpërndarë në Parlamentin Evropian një libërth të shkruajtur në greqisht dhe anglisht, të titulluar: "Shqipëria sot dhe bashkësia etnike greke në Epirin e Veriut", në të cilin përmblidheshin këndvështrimet e tyre. Dhe konferenca e organizuar atëherë nuk ishte e para e këtij lloji. Mbahet mend se një taktikë të tillë ata e përdorën edhe pas zgjedhjeve vendore të tetorit të vitit 2000, sidomos për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve në Himarë dhe Dhërmi. Atëherë ishte kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian, zonja Doris Pack që diskreditoi me përçmim përpjekjet dhe shpifjet e një minoritareje greke, që e vajtur nga Greqia në Dhërmi, kishte shkatërruar atëherë kutinë e votimit atje. Para një ofensive të tillë të disa qarqeve nacionaliste greke, të vret sytë mefshtësia e shtetit shqiptar. Edhe ata që mbrojnë të vërtetën mbi respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, si komisionerët Kris Patten, Olli Rehn, eurodeputetja Doris Pack apo organizatat ndërkombëtare, si Grupi Ndërkombetar i Krizave etj., po vihen përherë e më shumë para një presioni gjithmonë e më të fuqishëm të palës greke. Dhe në qoftë se deri më tani pretendimet e palës greke në Bruksel nuk kanë pasur edhe aq jehonë, kush mund të garantojë që nesër në një Komision të ri, nuk mund të emërtohet një komisioner tjetër për vendet e Evropës Juglindore, i cili për arsye të gjithfarëllojshme nuk do të jetë i ndjeshëm ndaj këngës së sirenave greke në Parlamentin Evropian. Dhe kush mund të garantojë se kur të vijë koha e kërkesës për anëtarësim të Shqipërisë në BE, asaj nuk do t'i vihet si kusht pikërisht njohja e autonomisë së Vorio Epirit! Protokolli i Korfuzit vazhdon të mbetet ende një dokument, të cilin asnjë qeveri greke deri më sot nuk e ka hedhur poshtë, ashtu siç vazhdon të ruhet edhe gjendja e (mos)luftës me Shqipërinë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Kështu ndodhi edhe pak muaj më parë, kur Parlamenti Evropian aprovoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilitetit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Eurodeputeti grek, Jorgo Karaxhaferr kishte paraqitur me këtë rast një amendament në rezolutën e propozuar, ku kërkohej kushtëzimi i çdo ndihme financiare nga ana e Bashkimit Evropian, me njohjen nga Shqipëria të Protokollit të Korfuzit, d.m.th.,të autonomisë për të ashtuquajturin Vorio Epir, amendament që për fat të mirë u hodh poshtë me shumicë dërrmuese votash nga parlamentarët evropianë. Para kësaj mësymjeje të disa qarqeve ekstremiste dhe nacionaliste greke, qeveria shqiptare nuk ndihet. Duket se ajo është kaq aq shumë "e kapur" pas pushtetit saqë nuk ka as kohe, as dëshirë dhe as ide për t'iu kundërvënë sa pa qenë vonë kësaj ofensive me pasoja për stabilitetin në Ballkan. Kokosis "Nuk besoj se jam në gjendje të flas për zotin Bollano. Imagjinoj dhe besoj se ato që thotë ai janë të drejta, por në rast se janë edhe të sakta, kjo nuk është një çështje që më takon mua apo më përket mua si diplomat për ta gjykuar apo komentuar". Kështu është shprehur pak ditë më parë ambasadori grek në Tiranë, Kostandinos Kokosis, i cili nuk e ka hedhur poshtë deklaratën e kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, por e ka mbështetur atë. Me këtë deklaratë, ambasadori grek Kokosis ka hedhur poshtë deklaratën zyrtare të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, sipas të cili, "deklarata e Bollanos është një lapsus dhe s'mund të jetë një deklaratë e vërtetë". Godo Sabri Godo ka kundërshtuar ashpër mbështetjen që ambasadori Grek ka dhënë në mënyrë të tërthortë për kryebashkiakun e Himarës, duke kërkuar nga shtetit shqiptar që të shpallë si një person të padëshiruar për vendin tonë Kostandinos Kokosis. Në gjykimin e republikanit Godo, fakti që ambasadori grek bën këtë deklarata do të thotë se Vasil Bollano mbështetet në burime zyrtare. "Ambasadori nuk ka lënë dhe aq shteg për komente sepse ka folur si një sofist i vërtetë. Nga njëra anë thotë që, nuk duhet të prononcohem për Bollanon, nga ana tjetër thotë se Bollano ka të drejtë. Tani duket qartë që ky Bollano ka një nxitje, një frymëzim nga një instancë shumë serioze, nga një burim zyrtare, përderisa ambasadori grek, në mënyrë të tërthortë, por që duket fare qartë, del në mbrojtje të ideve të tij. Kjo tani përbën një shqetësim shumë serioz", tha Godo. |
Montag, 30. April 2007
Kukuvajkat Greke ne vend qe te heshtin,qesin lot korkodilli
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen