Sonntag, 22. April 2007

Shkruar nga Jeton Kelmendi,"Kosova Teatri Ballakanik i amatorve"


Shkruar nga Jeton KELMENDI 'Kosova Teatri Ballkanik i amatorëve.
Apr 20, '07 10:14 PMfor everyone
Kosova Teatri Ballkanik i amatorëve

Vendi i vogël me rreth dy milion banorë dhe me më pak se njëmbëdhjetë mijë kilometra katror, Kosova, është bërë një skenë teatrale, ku shfaqin profesionistët dhe amatoret, në të njëjtën kohë, të huajt dhe vendorët. Mbase deri në një far mase mund të kuptohet se kur nuk ke fuqi, edhe nëse nuk pajtohe, nuk do të thotë se mund ta ndalosh diēkafin që nuk është në interesin tënd ose edhe në dëm. Në kontinentin e Evropës, Kosova këto ditë është njëra nga skenat më të ēuditshme të dramës politike ndërkombëtare. Duhet filluar nga ai qe i shkon fjala siē e thoshte populli. Faktori ndërkombëtarë është i ndarë rreth statusit të Kosovës. ShBA-të dhe shumica e vendeve të BE-së, mbështesin propozimin e të dërguarit të OKB-së Marti Ahtisarit për një pavarësi të mbikëqyrur, mirëpo Rusia dhe disa aleate të tjera të Serbisë vazhdojnë ta kundërshtojnë fuqishëm. Këtu mund te themi se të mëdhenjtë masin fuqitë e tyre ndikuesi ne planet. Këto skena mbase janë të pritura deri diku, pasi që bëhet fjalë për profesionalizëm në lojën e politikës ndërmjet vendeve më me ndikim në botë. Në të dyja anët, janë rreshtuar vende tjera pro “blloqeve”, të cilat padyshim mbajnë interesat e tyre. Kjo dramë veē që ka shumë aktorëve në skenë, ka edhe shume skenarë, shumë regjisorë dhe gjithēka ka shumë, veē rezultate ka pak. Nëse shikohen nga aspekti real, tetë vite nga përfundimi i luftës e deri me sot janë shumë, dhe OKB-ja e cila qe nga atëherë e akoma e administron vendin, i ka kaluar të gjithë kufjet e vonimit për ti dhënë fund ēështjes së pazgjidhur të Kosovës. Padyshim se janë shpikur gjëra tepër të pakuptimta si prag për shqiptarët e Kosovës, por megjithatë u nis një proces edhe pse u shty tash sa kohë. Vendet pro pavarësisë deklarojnë se është koha për ta zgjidhur ēështjen, kurse ato që kundershtojnë e pohojnë të kundertën, se duhet vazhduar me negociatat.
E para edhe pse vonë duket se e ka zgjuar ndërgjegjen, por prapë nuk duket se është e bindur që duhet ta mbështes fuqishëm, gjë e cila do zgjidhje njëherë e për gjithmonë, ose thënë më drejt deri me tani nuk po reflekton edhe aq shumë.
E dyta është diēka krejt jashtë mendimit normal. Negociatat që njeriu i madh i politikës dhe i paqes Ibrahim Rugova i quante formale, vërtetë vetëm formalisht u mbajtën, pasi që Serbia nuk ishte e gatshme për asgjë. Mbase është krejt normale që nuk ka rezultate nga negociatat me Serbinë. Po ky shtet i Millosheviqit është që vrau dhjetëra mira shqiptarë dhe dogji mija shtëpi e ēdo gjë shqiptare dhe nuk është i gatshëm as të kërkoj falej për krimet qe bëri. Këtu edhe është gabimi më i madh i faktorit politik vendorë që nuk ka këmbëngulur qe para negociatave Serbia të kërkoj falje. Është gabim i madhe po ashtu pse bashkësia ndërkombëtare nuk e detyroj qeverinë serbe që të kërkoj falje për krimet e bëra. Këtu duhet përmendur edhe një gabim edhe më i madh, bashkësia ndërkombëtare e quan konflikt. Nuk e pranon si luftë, ku nëpër vijat e frontit janë vrarë mira ushtarë me uniforma dhe emblema të UCK-së. Dhe nëse kjo nuk ju ka mjaftuar, si mund të ndërhyj ushtria më e fortë në botë NATO dhe ta bombardoj një shtet për ta shuar një konflikt, nëse ajo nuk është luftë, madje ku bëhen krime mbi popullatën civile.
Kësaj nuk i gjej arsye, madje për të qenë më i butë në konstatimin tim mendoj se kjo është një lojë tepër amatoreske dhe pa kurrfarë logjike. Nga ana tjetër, kjo ka pasur edhe pasoja tjera, i ka shërbyer “bllokut” rus që ta mbajë më gjatë situatën të tillë. Shkurt, kështu luhet në skenën teatrale-politike Kosovë, nga faktorët ndërkombëtarë.

Edhe të vegjlit këtu bëjnë lojërat e tyre. Politikanet kosovarë dhe serb vazhdojnë në mënyrën e vjetër ballkanike fjalamanin e tyre. Kështu e ashtu do të ndodhë, thonë nëpër fjalimet e tyre edhe pse edhe vetë e dinë se nuk i pyet kush sa është ora. Në fakt politikanet e Beogradit s’kanë ēfarë humbin, për këtë janë të vetëdijshëm por hajt para elektoratit të tyre bëjnë. Diēka tjetër është me Kosovën, politikanët kosovarë duhet të jenë tepër të kujdesshëm se këto janë momente historike, së paku të jenë më real në raport me popullin. Kjo ju mungon padyshim. Jashtë institucioneve, krejt bajraktarëqe takohen në grupin që e quajnë Grupi i Unitetit, aty propozohet gjithēka edhe pse bëhet pak. Nga kjo lojë më vjen shumë keq, sepse kalon përmasat e një paditurie e pa përgjegjësie. E dinë se shteti i do simbolet dhe elementet që e bëjën shtet dhe ekipi i “sherifave”as që qanë kokën “ndoshta ka kohë”. E gjithë kjo ndodhë në prani të spektaklit të quajtur popull dhe mund të themi se Kosova është Teatri Ballkanik i amatorëve. Kujdes se spektatorët janë lodhur dhe nuk mund durojnë më.

Keine Kommentare: