Një shqiptar nga Kërçova, kandidat për President i Republikës së Shqipërisë INTERVISTA E MR. GAFURR ADILI NË GAZETËN "NDRYSHE" TË TIRANËS, BOTUAR MË 19 PRILL 2007GAFUR ADILI: Unë do të kandidoj për President të ShqipërisëMesoburri nga Kërçova e Maqedonisë, së fundi është vendosur në Tiranë. Flet plot pasion për Bashkimin e Shqipërisë Etnike, ndërsa për të kaluarën e tij hesht dhe nuk do që të ndalet fare. Është endur me vite të tëra në diasporë, duke kontribuar dhe sakrifikuar për çështjen kombëtare.Duket që rrugët e kurbetit e kanë bërë më të gjallë dhe elastik... Mërgimi i ka mësuar të gjitha të fshehtat...Gafur Adili e nis dhe e mbyll ditën, duke takuar miq e shokë, që e kanë mendjen tek unifikimi shpirtëror, territorial i shqiptarëveCili është angazhimi juaj aktual në Frontin për Bashkimin Kombëtar?Në 2002 është mbajtur Kuvendi i parë i Frontit për Bashkimin Kombëtar ku kanë marrë pjesë 92 delegatë. Në atë kohë, unë jetoja në Zvicër dhe në vitin 2003 dhe Kryetar i FBKSH-se jame zgjedhur ne mungese.Kur erdha në Shqipëri,1 korrik 2003, jam arrestuar në Peshkopi me akuzen "per nxitje te urrejtjes nacionale...". Pas daljes nga burgu, kam kërkuar dëmshpërblimin dhe jam duke pritur ta marrë atë. Në atë kohë, Fronti për Bashkimin Kombëtar pësoi një goditje dhe na është dashur t’i vishemi punës nga e para që ta organizojmë siç duhet Frontin për Bashkimin Kombëtar.Në shtator të vitit 2005, në Prizren u mbajt Kuvendi i Dytë, ku o zgjodh dhe kryetari i ri, Prof dr. Bashkim Mitrovica, nje djalosh 35 vjecar dhe doktor i shkencave politike, me profil për diplomaci, ndërsa unë u zgjodha Zëdhënës Politik dhe Sekretar i Departamentit per Diplomaci te FBKSH-se.Nga ajo kohë, Fronti është munduar të kompletoj platformën dhe statutin, si dhe te organizohet, jo vetem si nje front mbarekombetar.Si e sheh Fronti per Bashikim Kombëtar Shqiptar ngërçin e tej zgjatur të statusit të Kosovës?FBKSH asnjëherë nuk është pajtuar që në bisedime të futet Prishtina me Beogradin. Ne kemi kërkuar që në bisedime të futet Tirana me Beogradin. Vetëm në këtë mënyrë mund të kishim negociata të balancuara dhe aspak të favorizuara për palën serbe.Mos do të thoni se delegacioni shqiptar i Kosovës është i papërgatitur ?Ata realisht janë të papërgatitur. Grupi i Kontaktit apo "Grupi i Unitetit" siq duan ata ta quajnë veten e tyre e ka dëmtuar procesin e Kosovës, sepse e ka kapur peshkun për bishti. Në Vjenë, në vend që të bisedohet për zgjidhjen e statusit është diskutuar për decentralizimin e Kosovës. Shqipëria dhe Maqedonia, edhe pse janë shtete të pavarura, nuk e kanë bërë si duhet ndarjen e decentralizimit. Në këtë pikë, serbët ia futën me diplomaci palës kosovare, duke krijuar enklavat, të cilat janë shumë të dëmshme. Përmes këtyre enklavave ata ëndërrojnë të ngrenë një krahinë dhe më pastaj kjo krahinë shumë lehtë mund ti kaloj Serbisë që është pak a shumë e ngjashme me atë Republikën Srbska të Bosnjes.Cili ka qenë roli juaj në procesit e negociatave për statusin e Kosovës?Kemi pasur kontakte me të gjithë krerët që kanë negociuar në Vjen. Ia kemi propozuar platformën tonë dhe të qytetarëve të Kosovës. Në parim të gjithë e kanë mbështetur platformën tonë, por nuk ngrihen dot kundër interesave të tyre, pasi dihet që politika shqiptare është bërë servile dhe kjo nuk ka për t’iu falur. Fronti së shpejti do të bëj Kuvendin e tretë dhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar do të arrijmë atë që e aspirojmë prej kohësh të gjithë. Rikrijimi i një shteti shqiptar është interesi edhe i vetë partnerëve tanë të fuqishëm. Aleatët kanë këmbëngulur prej kohësh me insistim që të vendosin paqen në Ballkan dhe ata e dinë fare mirë që kjo mund të realizohet vetëm me krijimin i një shteti etnik shqiptar, i cili do të stabilizoj njëherë e përgjithmonë Ballkanin dhe tërë rajonin.Negociatat për statusin janë vetëm duke u shtyrë...Cila do të jetë zgjidhja përfundimtare e Kosovës?Deri më tani negociatat kanë ecur në vije të rezolutës 1244. Sipas informacioneve që zotojmë ne, SHBA ka një plan të qartë për Kosovës. Dërgimi i pakos së Ahtisarit në Këshillin e Sigurimit për t’u shqyrtuar dhe vendosja e një misioni të ri faktmbledhës do të vijoje me një rezolutë të dytë e cila do të zgjat edhe për shumë vjet. Abstenimi i Rusisë për pranimin e pavarësisë së Kosovës do e vonoj zgjidhjen përfundimtare. Pazarllëqet mes palëve në bisedime do ta favorizojnë Serbinë, e cila, siç po duket, do ta shfrytëzojë për përfitime krahinore.Mos do të thotë kjo, se ju jeni kundër pavarësisë së Kosovës?Unë jam pro bashkimit të Kosovës dhe të gjithë tokave shqiptare me shtetin amë. Por, më përpara është e nevojshme të bëhet bashkimi ndër shqiptarë, fillimisht bashkimi arsimore, bashkimi kulturore, bashkimi ekonomik dhe ai terriorial, dhe vetëm kështu mund të bëhet i kompletuar dhe pa pasoja integrimi i shqiptarëve në BE, sipas devizes se në KOMB-SHTETI të fortë në familjen e madhe euro-atlantike.A janë të gatshëm shqiptarët për të bërë Bashkimin Kombëtar?Është turp për shqiptarët që nuk bëjnë një abetare të njëjtë. Nxenesit ketu në Republikën e Shqiperisë (në Shqiperine Londineze apo te rrudhur siq e quajme ne të FBKSH- së) mesojnë me një abetare, dhe me abetare tjetër mesojnë nxesnësit shqiptarë në Kosovë, me tjetër abetare mesojnë nxenësit shqiptarë nën Serbi (Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc), me tjetër mesojnë nxenësit shqiptarë nën IRJM dhe me abetare krejt tjetër mesojnë nxenësit shqiptarë nën Mal të Zi. Tur të keshin akademikët tane, të Tiranës dhe të Prishtines, si dhe intelektualët shqiptarë në krahinat tjera të Shqipërisë Natyrale dhe në diasporën shqiptare, që e tolerojnë këtë gjendje dhe nuk vijnë të bashkohen me ne, me Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe të bashkojnë potencialin e tyre intelektual me ne bijtë e bijat e këtij populli, që ashtu si dikur rilindasit tanë edhe ne po shkrijmë pasuritë tona për ta ribërë SHQIPERINE, dhe nuk po bëjme siq bëjnë politikanët aktualë, politikanët e bisnesit, të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, të cilet po e shkrijnë Shqipërinë për të bërë pasuri për veten e tyre, familjet dhe stërnipërit e tyre. Është e vërtetë që shqiptarët kanë jetuar nën diktate të ndryshme, por po të shohësh nga afër shqiptarët janë unikal dhe ngjajnë në mendësi. Kjo do të thotë shumë, pasi ne edhe pse kemi jetuar të ndarë nuk dallojmë fare. Por them që ngërçi qëndron tek ftohja institucionale. Ne kemi një Akademi Shkencash në Prishtinë dhe një në Tiranë dhe nuk kanë bërë asnjë hap për tu unifikuar në një të tërë, ose për të shkëmbyer përvojat. Shqiptarëve i mungon paksa vetëm bashkimi ndër institucional dhe territorial për ndryshe ne jemi të bashkuar.Sipas një anketimi që ka nxjerrë një organizëm i huaj, ka rezultuar se më pak se 30 % e shqiptarëve andej dhe këtej kufirit janë pro bashkimit Kombëtar... Komenti juaj?Sondazhet jo gjithmonë janë të vërteta, aq më tepër kur organizohen nga mekanizma të huaj. FBKSH ka bërë sondazhe pa fund në lidhje me dëshirën e shqiptarëve për ribashkimin kombëtar dhe na rezultuar e kundërta. Ne tashmë kemi anëtarë dhe qendra pothuajse në çdo zonë të Kosovës, vetëm në një qytezë në Kosovë kemi mbi 2 anëtarë që i janë bashkangjitur Frontit. Me kete rast, më lejoni qe t’iu them sondazhin që Gjeli Vizion i Tiranes ka bërë, në nëntor 2003, kur filloi procesi gjyqësor kundër meje, dhe nga 100 të anketuar pro ose kundër ribashkimit kombetar, 99 patën thenë Po dhe njeri kishte thenë se nuk e di se a bëhet, që mund të quhet abstenim, sepse ai shqiptar nuk kishte thenë se nuk e dëshironte ribashkimin kombetar, por kishte thenë se nuk e dinte se a bëhej, sepse gjithashtu kishte thenë se nuk do të na lininin të huajt, ata që na kanë ndarë.E mërkurë, 18 prill 2007 NDRYSHE INTERVISTASjellja e politikës zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës ka qenë jo shumë aktive për bashkimin ndër shqiptar. Si i gjykoni ju, z Adili?Deviza e armiqve tanë, ndër shekuj ka qenëdhe vazhdon të mbetet "përça e sundo!", ku për pasojë ne shqiptarët jemi i vetmi komb në botë që aktualisht, në të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Natyrale, kemi mbi 150 parti politike. Në Kosovë kemi dhjetëra parti, akoma pa u zgjedhur statusi final. Gjithashtu, për liderët e partive politike, si këta këtu në Tiranë, ashtu edhe ata në Prishtinë, në Shkup, në Preshevë, në Ulqin dhe në Çamëri, kam thënë se kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten politikanë biznesi, të cilëve asgjë nga çështja kombëtare nuk iu intereson, edhe pse përmes deklaratave të tyre përjargen për çështjen kombëtare shqiptare. Këta zotërinj për interesat e tyre meskine, klanore dhe partiake, si dhe për të ardhur në pushtet, si këtu në Shqipërinë Londineze, janë në gjendje ta djegin dhe shkatërrojnë Shqipërinë, siç e dogjën dhe shkatërruan në vitet 1991-1992 dhe 1997, ashtu edhe ata në Prishtinë të luftojnë për pushtetin pa pushtet, kur dihet se këtë pushtet e ka pasur dhe e ka UNMIK dhe shumë shpejt do ta ketë në emër tjetër EUMIK. Më vjen keq kur shoh që politikanët shqiptarë janë bërë vasale e shërbëtorë të të huajve. FBKSH, rregullisht është përpjekur, dhe po përpiqet që ta minimizojë këtë përçarje ndërshqiptare, sepse aktualisht nuk mund ta eliminojmë këtë përçarje ndër shqiptare, por kemi bindjen e patundur se do t’ia arrijmë të krijojmë unitetin kombëtar shqiptar. Pikerisht për këtë qëllim, më 25 nëntor 2006, te Hotel Tirana, këtu në Tirane edhe e krijuam Këshillin Organizator të Kuvendit Mbarëshqiptar, ku Kryetar u zgjodh Gjeneral Kudusi LAMA, kurse unë u zgjodha Sekretar i Pergjithshëm, si dhe tani ne kemi nxjerrur edhe numrin e parë të revistës së këtij këshilli me emrin e bukur KUVENDI, të cilen e kanë mirëpritur të gjitha shtresat e popullsisë, dhe në veçanti inteligjenca shqiptare, në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Natyrale.A keni pasur përkrahje nga partitë politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni apo gjetiu?Ne kemi kontakte intensive me politikanët e të gjithë trevave shqiptare. Por në mënyrë institucionale jo vetëm që nuk kemi asnjë përkrahje nga partitë politike por dhe shpesh na kanë dëmtuar. Duhet theksuar se kemi pasur përkrahje të shumta të individëve të veçantë atdhetarë, që janë edhe në kryesitë e këtyre partive politike, apo edhe nga deputetë të Kuvendit të Tiranë, të Prishtinës dhe të Shkupit , por partitë politike, qofshin këta qeveritare apo opozitare neve (FBKSH.-në) edhe po na luftojnë më shumë se Serbinë, të cilën nuk e dimë se pse aspak nuk janë duke e luftuar, por përkundrazi po i bëjnë edhe favorizime, siç është edhe privatizimi në Kosovë, privatizim të cilin mbi 80 % Serbia po e realizon përmes njerëzve të saj në Kosovë, të cilët janë pasuruar që në kohën kur aty ishte Serbia.Dhe, pse ndodh kështu?! Sepse, kështu i urdhërojnë ata që ua kanë shkelur bishtin me procese gjyqësore qofshin këta procese gjyqësore që iu organizohen në Prishtinë apo edhe në Hagë. Por, dalëngadalë dhe shumë sigurt këta limona po shtrydhen nga padronët e tyre dhe populli shqiptar nuk do t’iu beson më, ashtu siç iu ka besuar deri më tani. Dhe, kur një limon shtrydhet pastaj edhe hidhet në koshin e plehrave. Kështu do të përfundojnë edhe të gjithë ata politikanët që janë shtrydhur si limoni.FBKSH është duke u organizuar. Cilat janë prioritete tuaja?Krahas krijimi të këshillave në Kosovë dhe Maqedoni të krijojmë këshilla edhe në Shqipëri. Në Kosovë kemi ngritur Këshilla në qytetet dhe fshatrat kryesorë me c’rast tanimë lirisht mund të themi se Fronti kombëtar nga një front mbarëkombëtar është shndërruar edhe ne një front mbarëpopullor.Vitin qe vjen, dhe pikerisht më 10 qërshor 2008, shqiptaret do te kremetojnë 130 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vazhdimësi e të ciles është Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjitha strukturat e tij, nder te cilat eshte edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), dhe ne synojmë që kete përvjetor të mos ta festojmë vetëm si një datë historike, por ta organizojmë edhe Kuvendin Mbarëshqiptar, në të cilin Kuvend..... do te marrin pjesë delegatë e delegate të përzgjedhur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë Natyrale dhe ku edhe do të miratohet jo vetëm Platforma e Bashkimit Kombëtar Shqiptar, por do te zgjidhen edhe organët drejtuese të Kuvendit Mbarëshqiptar, ndër të cilët do të jetë edhe Asambleja Kombetare Shqiptare (AKSH) me te gjitha 12 departamentet e saj.A mund të flasim për ndonjë trazirë, si ajo e marsit të 2004, nëse nuk zgjidhet statusi i Kosovës?Varfëria dhe mos-ndryshimi i gjendjes së qytetarëve të Kosovë në 2004 ishte edhe shkaku që solli trazirat. Dyshimet tona të para lidhen me ekzistencën e Srbska Oslobodilacka Vojska Kosova, që po degjeneruan revoltat popullore, sepse ishin ata qe i dogjen shtëpitë e serbëve dhe kishat serbe në Kosovë.. Shqiptarët janë treguar kurdoherë tolerantë me kultet fetare. Po të ishte për t’i djegur objektet fetare, do t’i digjnin gjatë luftës, ku ushtarët e UÇK-së ishin dhe të armatosur dhe gjaknxehtë, por perkundrazi djemtë dhe vashat e UÇK-se, jo vetëm nuk i dogjen ato por përkundrazi, edhe i ruajten, sepse e dinin fare mirë që ata kisha dhe manastire kishin qenë shqiptare dhe që pushtuesi serb i kishte deformuar dhe shëndërruar në kisha të ordoksisë sllave.Gjatë revoltave popullore të 17-18 marsit 2004, në të cilat revolta na u vranë mbi 15 djem shqiptarë, të cilët politika zyrtare e Prishtinës edhe sot e kësaj dite jo vetëm nuk iu ka dhënë asnjë status, të dëshmorit, të martirit apo të viktimave, por janë lënë në harresë, sikur ai gjak i atyre djemve të ishte ujë. Pra, realisht këta revolta mbarëpopullore u denigruan në gjoja "djegien e kishave’, të atyre kishave që ne shqiptarët, jo vetëm që nuk i kemi djegur, por dhe i kemi ruajtur, edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kishat dhe shtëpitë u dogjën nga vetë serbët, për t’ua lënë sikur i kanë djegur shqiptarët, sepse realisht ishte vepruar sipas skenarëve të parapërgatitur shumë mjeshtërisht nga "Crna Ruka", e cila edhe sot e kësaj dite është shumë aktive, jo vetëm në Serbi, por edhe në hapësirat tona shqiptare.Çfarë roli do të luajë Këshilli Mbarëshqiptar, ku ju u zgjodhët Sekretar i Përgjithshëm?Në Mbledhjen Themeluese të Këshillit Organizator të Kuvendit Mbarëshqiptar, të mbajtur në Tiranë, më 25 nëntor 2006, ku morën pjesë 74 delegatë e delegate nga të gjitha krahinat e Shqipërisë Natyrale dhe nga diaspora shqiptare. Ndër të tjerat aty u përcaktua edhe roli dhe detyrat e Këshillit Organizator të Kuvendit Mbarëshqiptar.Paraprakisht po përgatiten të gjitha projekt-dokumentet, të cilat do të miratohen në Kuvendin Mbarëshqiptar, i cili do të organizohet vetëm atëherë kur Këshilli Organizator të konstatojë se janë përgatitur të gjitha kushtet dhe rrethanat për të organizuar,zhvilluar dhe mbajtur me sukses të një Kuvend Mbarëshqiptar, dhe kurrsesi një Kuvend Mbarëshqiptar shkel e shko.Krahas Komisionit për përgatitjen e projekt-dokumenteve të Kuvendit Mbarëshqiptar, siç janë Projekt-Tezat e Bashkimit Kombëtar dhe Statuti i Asamblesë Kombëtare Shqiptare, që përbëhet nga akademikë ë Tiranës dhe të Prishtinës, është krijuar edhe Komisioni për kontakte me të gjitha institucionet shtetërore dhe dy akademitë e Tiranës dhe të Prishtinës, si dhe me të gjitha partitë politike, shoqatat atdhetare, klerin (mysliman, katolik, ortodoks dhe bektashian) dhe intelektualët atdhetarë në të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Natyrale dhe në mërgatë, i cili në kontaktet direkt nga të gjithë do të kërkojë deklarimin e tyre pro ose kundër Kuvendit Mbarë-shqiptar.Qarkullojnë zëra, se ju do të kandidoni për President...Sipas propozimit te Kryetarit te FBKSH-së, Prof. Dr. Bashkim Mitrovica, të gjitha këshillat e FBKSH-së në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Natyrale dhe në diaspore, po diskutojnë kandidaturën t’ime të mundshme për President të Republikës së Shqipërisë.Zoti Mitrovica më ka njoftuar se deri me 1 maj 2007 do të përfundojë ky diskutim dhe pastaj Kryesia Qendrore e FBKSH-se, kuptohet nëse ky propozim do të miratohet nga më tepër se gjysma e këshillave të FBKSH-së, permes nje KERKESE PUBLIKE do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Shqiperisë, që krahas kanditaturave të tjera të pranojë edhe kandidaturën e Zëdhenësit Politik të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe Sekretarit të Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptar.Në zgjedhjet presidenciale do të kandidoj për këtë post, i propozuar nga Frontit Kombëtar Shqiptar. Unë mendoj se vetëm kështu mund të prosperojmë më shpejt drejt bashkimit kombëtar.Pse të mos jetë në krye të shtetit shqiptar një shqiptar nga jashte Shqiperise Londineze, nje nacionalist që t’i mbrojë shqiptarët kudo që janë dhe të kërkoj me ngulm për bashkimin kombëtar?...Nëqoftese do të ndodhe që të zgjidhem President i Republikës së Shqiperisë, së bashku me Këshillin Organizativ të Kuvendit Mbareshqiptar, më10 Qërshor 2008, do të organizojë Kuvendin Mbarëshqiptar.Cili mund të ishte mesazhi juaj për popullin shqiptar?Të mos vazhdojmë të ndahemi e të përçahemi sipas përkatësive partiake dhe krahinore, ku edhe i harrojmë armiqtë tanë, të cilët ditë e natë punojnë kundër nesh.Përfundimisht, njëherë e përgjithmonë, ideologjia dhe feja jonë e përbashkët duhet të bëhet shqiptarizma, përfaqësues i denjë i së cilës është Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe strukturat e tij adekuate. Ky është dhe formacioni i vetëm mbarëkombëtar që punon, vepron dhe lufton për ribashkimin kombëtar të të gjitha trojeve shqiptare dhe popullit që jeton në këto troje në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin Shqipëri, prandej apeloj që të gjithë ata shqiptare që në damaret e tyre iu rrjedh gjak shqiptari të na bashkohen që ta ribejmë Shqipërinë ashtu siç e fali Zoti./ 20 04 2007/F.F. |
Freitag, 20. April 2007
Nje Shqiptar nga Kerqova kandidohet per President te Shqipris,Gafurr Adili , marr nga lajmet net .com
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen