Intervistë me Dr.doc A.Delia. ''Pikërisht, qendrimi i Albin Kurtit ne burg per moskonsumimin e mallrave serbe eshte shprehje e nje filozofije dhe qendrimi gandist' ka thënë për MEKULIpress.. Apr 22, '07 7:08 AMfor everyone Intervistë me dr.doc Arbër Delia, aktivist i hershëm i levizjes per çlirimin e Kosoves i gjykuar dhe i denuar ne mungese nga organet represive serbe. Intervistën e zhvilloi gazetari i agjensisë së lajmeve shqiptaro-norvegjeze "Mekuli Press", Vedat Xhymshiti, me qendër kryesore në Oslo të Norvegjisë.Tiranë - Prishtinë22 prill 2007 Dr.doc A.Delia Pikërisht, qendrimi i Albin Kurtit ne burg per moskonsumimin e mallrave serbe eshte shprehje e nje filozofije dhe qendrimi gandist. MEKULIpressSi shpjegohet që Millosheviqi, i cili hoqi të drejtën fundamentale për liri popullit Shqiptar të Kosovës në vitin ’89-të dhe në vitet ’90-të, të tolëroj pluralizmin politik dhe lejoj që Rugova të flas për Pavarësi, liri dhe identitetin e kombit Shqiptar në Kosovë? Milloshjeviçi, per te krijuar iluzjonin e demokratizimit te sistemit politik, lejoi formalisht edhe ne kosove pluralizmin.Ne fakt ai llogariti perfitimet qe do te buronin nga ky veprim.Konkretisht, lidhja e komunisteve të kosoves u shnrdrua drejtepersedrejti ne LDK duke implementuar edhe tërë strukturat e vjetra te partise, kuadrot, lidhjet, bazen materjale etj U krijua perfytyrimi i rremë, se gjoja pavarsija mundë të arrihej me mjete demokratike paqesore.Në fakt kurgjë nuk pësonte rregjimi i Milosheviçit, nga deklaratat e liderit te LDK-së. Populli liridashes i Kosoves priste, priste… mrekulline e Rugoves. por, në fakt po vdiste duke pritur. Por,,Drenica, kjo Mekë e shqiptarizmës, edhe një herë, ofroi kurbanin e lirise. Me mire nje fundë me tmerr, se sa një tmerr pafund. Adem Jashari ofroi alternativen e vertetë te lirise. Ai dha gjithçka që kishte me te shtrenjte, nenen, baben, vllain, femijte, dha edhe jeten e tij. Paskëtaj mesazhi i tij ishte i qartë. vellezer dhe motra shqiptare, une bera gjithëçka munda, tani eshte radha juaj. Dhe siç shkruan poeti ai, atje ne prekaz ndryshoi shekullin .MEKULIpressSi e spjegoni dëshminë e Rugovës në gjykatën e Hagës, kundrejt kriminelit Millosheviç, poashtu si e shpjegoni rastin kur krimineli Millosheviç dëshmitarit Batan Haxhiu i tha se ju keni punuar për mua? Ashtu si rodhen ngjarjet, gjatë dhe pas luftes ne Kosove I.Rugova ishte i detyruar te deshmonte ne gjyqin e Hages, por, kjo edhe me pikësynimin per të permirësuar sa dopak imazhin e demtuar rendë si rjedhojë e takimit me Milloshjeviçin kur shqiptaret e Kosoves i nënshtroheshin nje genocidi te pa parë. Per hire te se vertetes ky ballafaqim ishte nje deshtim tjeter i radhes. Lideri i LDK-së ne vendë se te mbronte nderhyrjen e drejte te NATO-s në kosove dhe luften çlirimtare te UÇK-së ai e personalizoi fjalen e tij kryesisht tek” arrestimi” i tij. Çfare i konvenonte me së miri Milloshjeviçit. Prandaj ai edhe qeshi me ironi. Rugova edhe nje here zhgenjeu jo vetëm akuzen por edhe opinionin mbarë shqiptarë. B Haxhiu?! nuk perben problem per analize, pasi ai nuk ishte figure vendimarrëse. Por, problemi qendron tek rreplika therse e Mloshjeviçit e cila te bene te gjykosh per qendrimin qe duhet te mbaje opinioni kosovare shqiptare per ata individe qe i kane sherbyer me davotshmeri, pra deri ne tejkalimin e kopetencave, rregjimit titiso-miloshjevician. Shtrohet me te drejte pyetja duhet vallë te jene ata perseri ne parlamentin e Kosoves, ne Presidence, ne Qeveri, në organet e drejtesise?, duhet ata te drejtojnë mediat? duhet ata te komandojne ushtrine policine, sherbimet intelegjente? Ky eshte problemi, nga zgjidhja e drejte ose jo, do te varet stabiliteti ne kosove dhe prosperiteti i saj MEKULIpressSi i shpjegoni anët politike të fondit Hardinaj? Ajo qe une mendoje eshte se z Aradinaj me paraqitjen e tij ne gjyqin e Hages i sherbeu edhe nje here Kosoves. Ai, siç thuhet nuk u fsheh pas gishtit. Une kam patur rastin te njohe njerin prej ketyre vellezerve, Luanin. Luan kishte emrin luan ishte dhe si luan qendroi deri ne fund. Ramushi duke u dorzuar ne Hage u tregoi institucioneve nderkombtare se nje shtet i ri qe po lindete ne Ballkan me tere seriozitetin e nevojshem zbatonte kerkesat e institucioneve nderkombtare. Nuk duhet haruar se mjafte politikan dhe ushtarake te ish jugosllavise ose nuk jane dorzuar, ose kur i kane kapur i kane çuar dhunshem ne Hage. Kjo nuk ka ndodhur me shqiptaret. Akush nuk eshte fshehur, askush nuk eshte çuar dhunshem ne Hage. Te kthehemi tek pyetja. Per analogji ne SHBA ne garen per kandidatin per president midis pretendenve vlersimi behet edhe nepermjet kontributeve financiare. Kontributi financiare per z Haradinaj ne radhe te pare sherben per te treguar mbeshtetjen politike ne Kosove. Sigurishte ky kontibut sherben edhe per mbulimin e shpenzimeve per mbrojtjen teper te kualifikuar qe ai ka siguruar. Pafajsia e z Haradinaj do te ishte edhe nje vlersim pozitive per UÇK-ne dhe kontributin e saj ne lufte. Une kam menduar, dhe mendoje akoma se luftetaret e UCK-se u çuan ne Hage per te kompesuar arestimin e Miloshjeviçit, te Sheshelit etj pra, per te qetsuar nacionalshovinizmin serb. Ky eshte nje gabim i pafalshem. MEKULIpress:Sa është i rrezikshëm për çështjen shqiptare dhe Shqiptarët, rugovizmi? Une do ta shtroja pyetjen pak ashume keshtu a eshte rugovizmi nje ideologji bashkohore mbarekobmtare? Per hire te se vertetes ekperimenti i tije “gandist” deshtoi. Edhe nje here u provua sentenca e njohurë se, lirine e meriton ai popull qe eshte i gatshem dhe i vendosur te sakrifikoj gjithçka, deri gjene me te shtrejte jeten.U pergjaken jasharet, haradinajt, rane sebashku Femiu dhe Xhevja, Iliri, Tahir Sinani, Muj Krasniqi, Indrit Cara,…dhe mijra te tjere ne lulen e jetes”.Lavdija me sa duket u shkon pas vetem atyre qe nuk e kerkojne ate “ Por, rugovizmi nuk ishte as gandizem, pasi ai nuk perbente ne vetvete kurrfare rezistence ndaj okupatorit serb. Gandizmi eshte nje forme kundershtimi, si pershembull mos konsumimi i mallrave te importuara nga metropoli. Pikërisht, qendrimi i Albin Kurtit ne burg per moskonsumimin e mallrave serbe eshte shprehje e nje filozofije dhe qendrimi gandist. Duhet pranuar se rugovizmi si ideologji bashkejetese me okupatorin tashme eshte e tejkaluar e deshtuar dhe e deskredituar. Aq me teper çeshtja shqiptare nuk gjenë tek rugovizmi asnje reference. MEKULIpress:Sipas juve, pse vazhdohet t’i bëhen roje varrit të Rugovës? Ne shiptaret i nderojme te vdekurit. Eshte kjo nje tradite qe vjene nga thellsite e shekujve. Dhe mire bejme. Rugova ishte President i Kosoves, ai u varros me nderimet qe i takojne nje kryetari shteti. Por, sipas meje problemi eshte diku tjeter. Mos valle vendëvarimi i Rugoves ka provokuar ndjenjat e familjeve te deshmorve të UÇK-se, pasi siç dihet qe z.Rugova qysh ne zanafille e anatemoi levizjen çlirimtare si krijese e sherbimeve sekrete serbe, Fatkeqsisht me kete bene kauze te perbashket edhe z.Berisha si dhe I.Kadareja. Ai nuk shkoi asnjehere ne Prekaz per te nderuar vepren e Adem Jasharit, ishte inaktiv ne Rambuje etj.. Por, une doja te shtoja ketu, se vdekja e vertete eshte HARRESA. Personaliteti dhe vepra e Rugoves me siguri do ti kaloje per gjykim kritikes shkencore. Por, e rendesishme eshte se çfare do te mbetet ne kujtesen e popullit. Si do te gjykohet ai? Ndoshta u gjykua gabim qe u varos atje, por do te ishte faj po te çvarosej, siç ndodhi ne shqiperi ne vitet nentedhjete. |
Samstag, 28. April 2007
Interviste me Dr.dc A. Delia, "Pokrisht qendrimi i Albin Kurtit ne burg per moskonsumimin e mallrave serbe eshte nje shprehje e nje filozofije
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen