nga Fehmi Ajvazi Apr 28, '07 5:45 PMfor everyone Vasiljeviq: tashmë i kemi 5000 vullnetar “Në oborrin e kishës së Lazaricës në Krushevc, më 5 maj do të mbahet ceremonia e Gardës së Car Lazarit, qëllimi i së cilës ceremoni është që të organizoj vullnetarë në të gjitha anët e Serbisë, të cilët vullnetarë në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të jenë të gatshëm që me armë t’i mbojnë interesat e Serbisë”, i ka thënë të përditshmes beogradase Danas të datës 28 -29 prill, kryetari i Lëvizjes së Veteranëve të Serbisë, Željko Vasiljević. Sipas tij, së bashku me me Lëvizjen Popullore Serbe dhe me lëvizjet e tjera serbe në kishën e Lazaricës në Krushevc, solemnishtë do të themelohet Garda e Car Lazarit qëllimi i së cilës është çlirimi i Kosovës dhe Metohisë. Sipas shpjegimit të Vasiljeviqit, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Radikale Serbe të Vojsllav Sheshelit, më 5 maj në portën e kishës së Lazaricës, do të parakalojë e uniformuar qeta e parë e Policisë Kristiane, e përbërë nga veteranë të luftës nga 30 qytete të Serbisë. Vasiljeviq, ka thënë se në këtë ceremony, do të marrin pjesë disa qindra anëtarë, por tash veq janë të evidentuar 5000 vullnetar. “Detyra e tyre është që të organizojnë sa më shumë njerëz të cilët në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të jenë të gatshëm për t’i mbrojtur interesat serbe. Si organizatë, i japim përkrahje të plotë procesit diplomatik të bisedimeve në mbrotje që intesat serbe në Kosovë të mbeten brenda kufijve të Serbisë, sepse nëse dikush e di se çka janë përjetimet dhe pasojat e luftës, atherë jemi ne”, ka thënë Vasiljeviq. Uniformat e maskuara, vullnetarët i kanë blerë vet në vlerë prej 35, deri në 40 euro në vende të ndryshme dhe kështu që uniformat edhe mund të jenë të dallueshme, kurse disa të tjerë që kanë marrë pjesë nëpër luftëra, veq I kanë uniformat, ka shpjeguar Vasiljeviq. “Në radhët e këtyre vullnetarëve, ka disa gjeneralë dhe oficerë të tjerë të pensionuar të cilët na i sistemojnë strukturën dhe planet operative ushtarake, planet e lëvizjes dhe të sulmeve”, ka deklaruar për gazetën Danas, z. Vasiljeviq, i cili ka shtuar se lëvizja mund të ketë probleme të ndryshme nga reagimet e shtetit, por beson se ato nuk do të jenë të theksuara. Se si do të sigurohen armët në rast të luftës, Vasileviq ka thënë se në Serbi ka shumë armë në duar të popullatës. Kurse, lidhur me faktin se vullnetarët serbë as që do të mund të hynin në Kosovë për shkak të prezencës së forcave ushtarake ndërkombëtare, ai i ka thënë gazetës Danas se, nuk mundet në mënyrë hermetike të mbyllet kufiri pavarësisht se sa ka forca ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, dhe besojmë se ata nuk do të përzihen ndërkaq, ne kemi besim dhe gjithashtu, e dim se si sillen në rast lufte forcat ushtarake paqësore. “Duam që t’u kujtojmë njerëzve se ekzistojn mënyra të ndryshme për realizimin e interesave tona, në fund të fundit edhe përmes luftës. Në mesin e vullnetarëve ka edhe shqiptarë të cilët duke qenë lojal ndaj shtetit të Serbisë, pas vitit 1999, janë përzënë nga Kosova”, ka thënë Vasiljeviq, i cili ka thënë se tubimi është paralajmëruar zyrtarisht në organet e MUP –it, në Krushevc. Personeli i kishës së Lazaricës, ka thënë se ata nuk do të perzantojnë në manifestimin e 5 majit, mirëpo askush nuk mund ti ndaloj ata që duan të jenë në liturgji dhe, ata që duan ta vizitojnë kishën. “Kisha, nuk e ka vendin në këtë manifestim dhe Kosovën ka kush ta mbrojë”, i ka thënë agjensisë Beta, stavrofor Ljubivoje Radoviq, dhe ka bërë të ditur që përfaqësuesi i Lëvizjes së Bashkuar Popullore ka kërkuar që kori i kishës të këndoj në manifestim, dhe të mbahet ceremonia kishtare e mëngjesit por për këtë, duhet leja e Episkopit të Nishit, zotit Irinej. Ndërkaq, në policinë e Krushevcit, agjensisë Beta i është thënë se Lëvizja e Bashkuar Popullore Serbe është e regjistruar si parti politike. Sipas policisë, ajo e ka lajmëruar tubimin që do të mbahet më 5 maj që do të filloj prej orës 9.00, dhe organet e rendit do të marrin masat e duhura të sigurisë dhe mbajtjes së rendit në këtë manifestim, shkruan e përditshmja Danas. Përgatiti: F. Ajvazi |
Sonntag, 29. April 2007
Ja qka mendojn dhe qfar planesh pregaditin shovenistet serb per shqiptart dhe kosoven,flet ky fakt i meposhtem[titulli eshte iadministratorit te faqes
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen