Çfare eshte Prishtina per Shqiperine? (Nga Koço Danaj) Apr 26, '07 3:01 AMfor everyone Politika dhe Shoqeria Civile ne Tirane ka frike te thote se çfare eshte Prishtina per Shqiperine?Nga Koço Danaj Po e them qysh ne fillim se ky nuk eshte nje shkrim per te gjithe qytetaret me kombesi shqiptare. Ata qytetare qe jane me kombesi shqiptare, por me mentalitetin e qytetareve te botes, nuk kane pse ta lexojne kete shkrim. As ata qe pavarsisht nga koha ku jetojne jane akoma otomane, nuk duhet ta lexojne kete shkrim. Ai ne krye dhe ne fund u drejtohet shqiptareve europiane, te cilet principatat, pashalleqet apo vilajetet pavarsisht nga emertimet i dallojne nga thelbi I tyre dhe jane kunder tyre. Kete shkrim nuk duhet ta lexojne as atate cilet dhe te cileve atdheu u duhet vetem per dy metra varr, ndersa bota u duhet per ta shijuar. Ndersa te gjithe te tjeret, qe mendojne globalisht por veprojne kombetarisht, jane te ftuar ta lexojne kete shkrim.Thelbi i tij eshte :_PersePolitika dhe Shoqeria Civile ne Tirane ka frike te thote se çfare eshte Prishtina per Shqiperine?Ne kushte normale, do te ishte nje pyetje e kote, nje pyetje anormaliteti. Sepse secili politikan do te te pergjigjej: Prishtina eshte pjese perberese e kombit shqiptar, pjese perberese e vete Shqiperise . Secili personalitet public do te jepte nje pergjigje te njejte etj etj…Por… titulli I siperthene ne forme pyetjejenuk eshte rastesor. Pse nuk eshte I tille? Ja perse: -Kosova eshte problem I brendshem I Serbise- ju pergjigj Drashkoviç, zevendesministres se jashtme te Shqiperise.-Kosova eshte per Serbine, ashtu si Jeruzalemi per izraelitet dhe palestinezet-u pergjigj disa dite me pare presidenti serb Boris Tadiç.-Rusia i ka rekomanduar Beogradit qe ne rast te shpalljes se pavarsise se Kosoves, ai te pushtoje Veriun e saj- u shpreh nje diplomat perendimor.Cfare u tha me lart mjafton te ripohojme edhe njehere pytejen : Cfare eshte Prishtina per Shqiperine ? Kush do te pergjigjet? Politika? Opinioni publik? Shoqeria Civile? Deri me tani askush nuk po pergjigjet. Ne vend te pergjigjes, vazhdohet me disa fraza te mykura nga vitet. Por vjen nje dite dhe nuk mund te shmangesh pyetjes. Ajo kerkon pergjigje. Domethene : Kur Beogradi flet hapur se : Kosova eshte çeshtje e brendeshme e Serbise, Tirana duhet te flase pohapur se : Kosova eshte me shume se çeshtje e brendshem e Shqiperise. Ajo eshte pjese organike e çeshtjes shqiptare. Domethene: Kur presidenti serb deklaron hapur se Kosova per Serbine eshte si Jeruzalemi per izraelitet dhe palestinezet, edhe presidenti shqiptar I Tiranes duhet teflase hapur duke thene se: Per Tiranen, Kosova eshte me shume se Jeruzalem, sepse eshte vetvehtja. Dhe vehtvetja nuk ka nevoje per krahasime, pasi nuk ekziston krahasimi qe: Shqiperia eshte Shqiperi. Pohimi nuk ka nevoje per krahasim. Domethene : Kur Beogradi flet per gjithe Kosoven, qe te ndaje nje pjese te saj, Tirana duhet te flase e te thote se çeshtja shqiptare megjithe ve4orite e saj, nuk ekziston vetem ne Kosove, por edhe ne Tetove, edhe ne Presheve, edhe ne Tuz etj. Tirana duhet te thote se : Demokracia selektive pergatit rebelimetetnike. Dhe mbi shqiptaret ne tetove, Presheve, Tuz po aplikohet Demokraci selektive nga shumicat. (Ne 14 maj ne Podgorice do te filloje gjyqi e 18 shqiptareve te akuzuar per terrorizem nga prokuroria e Podgorices. Jane me dhjetra organizma nderkombetare jo qeveritare qe kane protestuar ndaj torturave te ushtruara mbi ata. Vetem organizata joqeveritare apo parti politike shqiptare nga Tirana nuk kane protestuar deri me tani. A thua qe Tuzi gjendet diku nga provinca aceh!!)Ka akoma, por edhe kaq mjafton per ta shtruar edhe njehere pyetjen: Perse politika dhe shoqeria civile ne Tirane ka frike te thote se fare eshte Prishtina per Shqiperine. |
Freitag, 27. April 2007
Qfare eshte Prishtina per Shqiprin, nga Koqo Danaj
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen