Deshmi historike per Sak Fazline Apr 25, '07 12:27 PMfor everyone SAK FASLIA - BAJRAKTARI I RUGOVES JETA DHE VEPRA E TIJ ATDHETARE Rugova një trevë malore e cila shtrihet në veri-përendim të Pejës,e qe kufizohet me Malin e Zi, është njëra prej trevave ndër më te njohurat për lufta e beteja kundër pushtuesve të huaj shekuj me radhë. Këto lufta zhvilloheshin sidomos kundër pushtuesve serbo-malazias dhe atyre otoman që nga fillimi i shekullit 18 e këndej, të cilat bënë qe Rugova në krye me bijt e bijat e saj, të na i shtoj faqët e historisë sonë të lavdishme, siç ishin Gjekë Stanisha-parardhës i Koshutanasve-respektivisht i Muriqasve, i cili njifet ndër figurat me të njohura të Rugovës, në luftë kundër Përandorisë Otomane. Pastaj Sali Jaha, Qelë Shabani, Avdi Smajli, Zhujë Selmani, Kadri e Hysen Bajri, Hajdar Feku, Demë Isufi, Rexhë Avdia, Sadri Bardhi, Isuf Mujani, Kajë Galja, Xhemë Sadria, Halil Turku, Sadri Elezi, Mustaf Bajraktari, Zeka I Sykut, Zhujë Kasemi, Tafil Ahmeti, Fasli e Sali Mula, Rexhë Haxhia, Mehmet Shabi, Mustaf Sejda, Isuf Haxhia, Bikë Alia, Haxhi Qela, Hysë Selimi, Kerë Sadria e sa e sa të tjere të cilët ranë në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë. Ishin këto figurat me të njohura, gjeneratat e para rugovase të cilat i njef historiografia Shqiptare, jo vetëm tek rugovasit por edhe më gjërë, dhe që lanë mbresa për xheneratat e reja, e sidomos tek Sak Fazlia-Bajraktari i Rugovës, i cili për 33 vjet me radhë nuk u ndal se luftuari e vepruari për çështjen tonë kombëtare, deri sa edhe ra me flamur në dorë në zonën kufitare Kosovë-Mal i Zi, respektivisht në Majën e Smilovicës, në vitin 1944.Sak Fazlia lindi në Koshutan të Rugovës, respektivisht në Gurishtë, në vitin 1885, në njërën prej familjeve ndër më te njohurat në Rugovë, për qendresë e heroizëm në luftë kundër pushtuesve të huaj.Nga familja e Sak Fazlisë të rënë në fushën e nderit, njifen vëllezërit, Shpend e Haxhi Kurti, rreth viteve 1760. Në vitin 1803, në këtë familje lindi Sali Jaha, I njohur me emrin Sali Jahë Binbashi-Bajraktar e Komandant i forcave luftarake të Rugovës, për afër 60 vite me radhë.Salihi ishte edhe pjesëmarrës LSHP-së,1878,dhe njëri prej bashkëluftetarëve më te ngushtë të Ali Pashë Gucisë, Sylejman Vokshit, Haxhi Zekës, Jakup Ferit, Mulla Jahës, Qelë Shabanit, Kadri Bajrit e të tjer. Përveç luftave të shumta që udhëhoqi Sali Jaha, që nga ato të Moraçës, të Beranës, Shekullarit, Bukovikut e sa e sa të tjera, deri të ajo e Nokshiqit, në të cilën Salihi edhe pse ishte në pleqëri të thellë, ai zën vend në shtabin ushtarak të Ushtrisë së Bardhë, e udhëhequr nga Ali Pashë Gucia e Haxhi Zeka. Ndër luftrat me të njohura që udhëhoqi Sali Jaha, është ajo e Beranës në vitin 1875, ku rugovasit shpetuan Beranën nga forcat malaziase të udhëhequra nga Mark Milani. Gjatë asaj lufte, Sali Jahës në fushën e nderit i bien dy djemtë e vet, siç e thot rapsodi popullor:Sali Jaha po përvetNë Breg t`Sutnicës shehit kush metSali Jahës dy djemt e vet.Se, heroizmi i këtij luftëtari dhe të një komandanti strateg të njohur më se miri e dinin forcat malazeze, të cilët para se të hynin në luftë me rugovas, pyesnin se, kush është komandant.Mark Milani pe flet një fjalë,Zot kan ka Rugova t`parë,Sali Jahën KomandarHajdar Fekën Bajraktar.Pas dy vjetësh të vdekjës se Sali Jahës, në këtë familje lindë Sak Faslia, i cili u rrit në kushte të vështira, kur pushtuesit otoman deshën që familjën e Sali Jahës ta shpërngulin nga Rugova, por fal rugovasve në krye me Tahir Hajrin, nuk ia arrisin qellimit. Sak Faslia jetën rinore e kaloi në vendelindje, në përkujdesjen e prindërve të vet Faslisë dhe Drandës, bijë e Vuthajve-Bruqaj, e cila më parë ishte e martuar për Sali Jahën. Ishte viti 1911, respektivisht lufta e Beranit e cila qiti në skenë luftarake figurën e Sak Faslisë. Edhe pse ishte ndër luftëtarët më te ri, dhe ishte hera e parë që merrte pjesë në luftë, ai u shqua për guxim dhe heroizem,i cili kishte hyrë në thellësi të armikut duke i shkaktuar viktima të shumta armikut.Mendohej se Saku ka mbetur i vrarë.Të nesërmen, Saku del nga Berani me një bashkeluftetar, i cili ishte i plagosur dhe, falë Sak Faslisë, ai shpeton. Për guximin dhe shkathtësitë e tij luftarake në mbrojtje të trojeve shqiptare kundër forcave malaze, ai dekorohet nga pushteti i atëhershem turk.Nga ajo kohë Sak Fazlia nuk ndalet së luftuari kundër forcave serbomalaziase, i cili për në çdo kohë behej edhe më i ashper kundër armikut.Kështu u tregua edhe në Luftën e Moknës në vitin 1912.Po në këtë vit Sakun e gjejmë edhe në mbrojtjën e Shkodrës,i cili qendroi deri reth viteve 1915, së bashku me luftëtarët më te njohur të asaj kohe, siç ishte Isa Boletini.(shkruan Tafil Boletini në kujtimet e tij nr.2.fq.64-65.). Më vonë Sakun e gjejmë në radhët e kryengritësve të Levizjës Kaçake, në zonën Neutrale të Junikut, deri në vitin 1918,bashkë me Ker Sadrinë, Hysë Selimin, Sali Ramën, Zhukë Haxhinë, Tahir Colin, Bege Maliqin, Jashar Haxhën, Rekë Smajlin e sa e sa trima të tjerë rugovas të asaj kohe.Në vjeshtën e vitit 1918, Sak Faslinë e gjejmë kryetar të fshatit Koshutan. Në atë kohë luftëtarët e Levizjës nga vëllezërit Avdi, Isuf, Rexhë, Brahim e Avdyl Brala nga Bralajt e Tregovishtës, kishin dalur në Koshutan për t'u strehuar nga pushtuesit malazias, të cilëve pushtuesit u bien në gjurmë dhe i rrethojnë, dhe falë Sak Faslisë e Bali Demës nga Reka e Allagës, ata shpetojnë pa u zënë. Për këtë arsye Saku dhe Balia arrestohen dhe i mbajnë nga 7 muaj burg në Kullën e Sheremetit në Pejë. Me të dalur nga burgu, Saku përseri u bashkangjitet luftëtarëve të Levizjës deri me shuarjen e saj, ku përseri kthehet në Koshutan. Edhe përkunder vështërsive në levizje dhe kontaktit me shokë, ai përseri nuk i shkëputi lidhjet me bashkëluftëtarët e tij si ngaRugova, Peja, Dukgjini, Potguri, Plava, Gucia, Tregovishta, Tutini e deri të Pazari I ri, si me Kerë Sadrinë, Sali Ramën, Hysë Selimin, Zhuk Haxhinë, Tahir Colin, Lan Selimin, Rexhë, Ali Pozharin, Ramë Binakun, Kurt Abazin, Beqir Rexhën, Mulla Zekë Berdynën e tjerë.Përveç luftëtarëve të Rugovës, Saku lidhjet më te shpeshta i kishte me luftëtarët e Plavë-Gucisë, Tregovishtës, Tutinës e të Pazarit si, me Isuf Mehaniqin, Adem Kollashin, Jakup Kombin, Ferid Sallkun, vëllezërit Bralaj,Imer e Bege Maliqin Avdi Smajlin e të tjerë.Lufta e dytë Botërore Sak Fazlinë e gjeti në Koshutan. Me kapitullimin e Jugosllavisë se Versajës në vitin 1941,viset shqiptare përsëri copëtohen sipas interesave të të huajve. Si rezultat i kësaj, Kosova dhe viset tjera shqiptare ndahen në tri zona të interesit, asaj Gjermane, Italiane dhe Bullgare. E gjithë kjo u bë me dekretin e mëkëmbësit të Mbretit Nr.264. Pjesa më e madhe e tokave shqiptare i takoi zonës se interesit italian dhe iu bashkangjiten shtetit amë. Kësaj zone i takoi edhe Rugova, Plav-Gucia,Tregovishta e viset tjera për rreth, zonë e cila u bë për tri vjet me radhë njëra prej zonave më te ngjeshura për lufta e beteja, në të cilat Sak Faslia u bë protagonist i vërtetë i të gjitha atyre luftrave.Gjatë asaj përiudhe, një pjesë e shqiptarve u inkuadrua dhe u sherbeu protektoriatit Italian përkatesisht atij Gjerman,duke menduar se ai sherbim është me i favorshem për liri,ndersa pjesa dermuse u rreshtua në organizimin e Levizjës Kombëtre Çlirimtare.Në këtë koh të thyerjeve të medha si te të gjithë ballkanasit, ashtu edhe te shqiptarët primati i lirisë kombëtare dimensionohej për mes dy pikëtimeve, atij të krijimit të shtetit komunist dhe të atij të krijimit të shtetit etnik Kombëtar. Sak Fazlia dhe bashkëluftëtarët e tij të shumtë si për nga guximi, ashtu edhe për nga ideja, ishin të vendosur për krijimin e shtetit etnik Kombëtar. Ishte viti 1941, kur në Kosovë hyjnë forcat ushtarake të shtetit amë. Në Prefekturën e Pejës me 30 qershor, arrisin dy bataliane ushtarake, ai Korata dhe Gramos për mbrojtjën e kufirit me Mal të Zi, të udhëhequra nga ushtarakët e njohur si, Kolë Bibë Mirakaj, Major Rexhep Gilani, kap.Toda, kap.Rudi e të tjerë, priten nga Prefekti Xhevat Begolli. Kolë Bibë Mirakaj kishte kërkuar nga Xhevati që t'i ftoj luftëtarët e deshmuar qe më parë në mbrojtje të çështjes kombëtare dhe pasardhës të familjeve të njohura qe më parë.Përveç të tjerëve, Kolë Biba për Rugovë kishte kërkuar qe, të kontaktoj me pasardhësit e Bajraktarit të Rugovës- Sali Jahës dhe përfaqësues i LSHP-së, respektivisht Sak Fazlinë. Në atë kohë rugovasit ishin të moblizuar në katër njësi vullnetare për mbrojtje të kufirit, ku ishte edhe vetë Sak Fazlia. Xhevat Begu pas urdhërit të marrë nga Kolë Biba,obligon Ramë Xhemajlin,i cili ishte kurir tek Xhevati, që të shkoj në Rugovë për ftuar Sakun në takim më te lartë -përmendurit.Me t'u nisur për në Rugovë, Rama në dalje të qytetit takohet me Sakun, i cili ishte duke hyrë në Pejë për t'u takuar me Xhevat Begollin, të cilët ishin të njohur kohë me parë.Me 1 korrik 1941, Sak Fazlia takohet me ushtarakët e lartëpërmendur në Prefekturën e Pejës, ish Kulla e Xhevatit, ku ishin edhe Bajraktari i Deçanit, Dushit, Potgurit, Strellcit dhe disa rugovas, si Xhemajl Mahmuti e Ramë Xhemajli nga Reka e Allagës, Imer Muji, i nipi i Kadri Bajrit, Selman Beka, i nipi i Hajdar Fekut, Januz Kapuqi nga Pepajt, Haxhi Lushi nga Koshutani, e Shaban Smajli nga Shtupeqi i Madh. Pas përshendetjeve, Kolë Biba i drejtohet Sak Fazlisë me këto fjalë,"mëqe jeni nipi i Bajraktarit të Rugovës Sali Jahës dhe luftëtar i deshmuar për çeshtjen kombëtare, ju kemi ftuar nëse jeni të gatshem të deshmoheni si luftëtar dhe bajraktar në mbrojtje të kufirit Shqiptaro-malazias".Sak Fazlia pa u hamendur pranon një gjë të tillë, ku Kolë Biba i përgjigjet me Flamur Kombëtar.Saku merr Flamurin dhe përkulet duke e puthur e pastaj hapë gjoksin të cilin e kishte të mbushur me dekoratat e Sali Jahës-4 sosh dhe një të vetën. I befasuar Kolë Biba për kujdesin e ruajtjes se atyre dekoratave dhe entuziazmin e Sakut për luftë nxjerrë edhe një dekoratë dhe një pushkë italiane dhe ia dhuron Sak Fazlisë duke i uruar titullin e Bajraktarit të Rugovës, dhe sukses në luftë. Ky ishte flamuri i parë Kombëtar i pranuar nga shteti amë, i cili pas dy ditësh do të valëvitet në kufirin shqiptaro-malazias nga Bajraktari Sak Fazlia.Të nesërmen me 2 korrik, Saku me flamur kombëtar në ballë të ushtrisë shqiptare del në Rugovë ku pritet me një respekt të paparë nga rugovasit dhe, do të bëjnë edhe një natë në Kuçishtë. Kjo ngjarje e madhe historike si për Rugovë ashtu edhe me gjerë, u ruajt me gjelozinë më të madhe, jo vetëm te Rugovasit, deri tani më se shumti përmes rapsodit tonë popullor: Po vin ndihmë një tubë UshtriSak Fazlia u paska priU paska pri Sak Bajraktari.Komandant Rexhep Gilani Me 3 korrik, Sak Fazlia ju prinë forcave luftarake,atyre të rregullta dhe vullnetare, drejt kufirit me Malin e Zi,respektivisht në Mokna, pikë qendrore për atë zonë kufitare,për tri vite me radhë në krye me Sak Fazlinë-Bajraktarin e Rugovës.Lufta fillon kah mesi i ditës,në anën e kundërt i vendosur, forca të shumta malaziase të cilat me çdo kusht donin të ruanin atë pikë kufitare.Të parët sulmojnë malazezët.Sak Fazlia gjithnjë ishte në ballë të lufës.Në mbrëmje, ushtarakët kërkoin nga Sak Fazlia që te terhiqet, me qellim qe në terhjekje e sipër, të pozicionohen për sulme të reja.Saku refuzon terhjekjen duke vazhduar luftën.Kërkesat për terhjekje vazhduan edhe dyherë tjera, të cilat përsëri Saku s'i pranon.Kah mesi i natës kishte mbetur vetem me 20 luftëtarë,të njohur me emër e mbiemër,në mesin e të cilëve ishin: Tahir Coli, Bekë Rexhepi, Grosho Ibra, Ibish Salihi, Bajram Salihi, Hysen Syla, Arif Bajrami Haxhi Tahiri të gjithë rugovas e Sherifi nga Peja, si dhe toger Aziz Arifi, tetar Marku, Ndue Zef Pera, Lam Qasti, Mehill Ndoi, Zef Mhilli, rreshter Koan Aliu, tetar Destan Abas Kalamanaj dhe Kolë Teraku e Alush Seiti. Këta vazhdojn luftën tërë natën,ku Sak Fazlia ishte pozicionuar në Kullë me çrast kishte vendosur edhe flamurin kombëtar për herë të parë, në hyrje të Kullës ,në këtë zonë kufitare dhe, deri në mëngjes kishin luftuar pa nderprerë, ku bien hiç më pak se 7 luftetarë-deshmorë të lirisë si:Grosho Ibra,Ibish Salihi e Bajram Zeneli, qe të tre rugovas dhe tetar Ndue Zef Pera,ushtarët,Lam Casti e Mëhill Ndoi si dhe Sherifi nga Peja dhe qenë plagosur Bekë Rexhepi e Hysen Syla nga Rugovasit dhe Koana Aliu, tetar Destan Abaz Kolomanja dhe Kolë Teraku, të gjithë nga Shqiperia.Me 4 korrik Sak Fazlia kishte aguar i tëri i zi nga tymi i barotit me çrast ishte gjuajtur disa herë edhe me bomba, të cilat kishte arritur tia kthej armikut dhe ti shkaktoi dëme të konsiderushme në njerëz.Të gjithë e dinin se Saku duhet të jetë i vrarë.Zhukë Haxhia ishte ai i cili e njohu i pari Sakun, që kishte dalur jasht Kulle pas terhjekjës se armikut.Sipas deshmitarëve të asaj lufte, në Flamur dhe në pallton e Sakut numëroheshin hiç me pak se 72 vrima nga plumbat e armikut.Ishte kjo një luftë qe luftohej për jetë a vdekje,e cila zgjati afër një javë,ku forcat armike kishin pësuar humbje të mëdha.Për këtë gjë akuzoheshin udhëheqësit luftarak të Rugovës, të asaj kohe, siç ishin: Sali Rama,Zhukë Haxhia,Tahir Coli,Rizë Zymeri,Isuf Bajraktari e të tjerë, e sidomos Sak Fazlia-bajraktari i Rugovës.Për Sakun nga armiku ishte krijuar bindja se nuk e kapë dot plumbi,andaj Novica Popoviqi komandant i forcave malaziase kishte hartuar plan tjetër për likuidimin e tij.Ata i kerkoin dyluftim Sakut.Vukosav Keniqi njëri prej luftëtarëve më te guximshem malazez, i kishte kerkuar Sak Fazlisë dyluftim ,duke i thëne se, nëse je vertetë Bajraktari i Rugovës me del për- ballë.Serbomalaziasit kishin për qellim qe me dredhi ta likuidoin Sakun.Kishin përgaditur edhe dy luftëtarë të tjerë qe pasi t'i del Vukosavi përballë,ata t'i dalin anash dhe ta likuidoin Sakun.Sak Fazlia pa u hamendur fare i del përballë Vukosavit,i cili tenton tia grabitë Flamurin,por që Saku ia shkrep një plumb në gojë,i cili bie përtokë, ku Saku mendon se është i vdekur.Dy kundërshtarët e tjerë gjitashtu mësyjnë në të, por që përsëri Saku shtie në ta, njërin e vret ndersa tjetri arrinë të ikë.Pas disfatës se luftës tek Kulla e Moknës,malazezët të indinjuar sulmojn Plavë-Gucinë,njërën prej Kështjellave me të forta të qendresës Shqiptare, në krye me Luftën e Nokshiqit.Shemsë Feri bashkë me Imer Maliqin kuptuan qellimin e armikut,se cak i sulmit tani do të jetë Plavë-Gucia dhe në pa- mundësi për t'u mbrojtur, vendosin qe të lëshojnë zërin e kushtrimit në Rugovë e Dukagjin për ndihmë dhe shpetim.Me 15 korrik lëshohet zëri i kushtrimit në Rugovë,nga Zymer Imeri i Imer Maliqit e me pas në Pejë,në Prefekturën e Pejës tek Xhevat Begolli,I cvili menjëherë njofton Dukagjinasit se në Krahinën e Plavë-Gucisë kërkohet ndihmë.Me t'u lëshuar lajmi i Kushtrimt,Xhevat Begu mbledh kreun dhe Bajraktarë të asaj kohe të cilët,krahinës se Plavë-Gucisë i vijnë në ndihmë.Me 16 korrik forcat vullnetare të Dukagjinit e të Potgurit arrijnë në qafën e Qakorrit, të prirë nga Ali Bajraktari,Demë Ali Pozhari,Selim Shabani,Tahir Gashi, Lan Selim Mulla Zekë Bërdyna,Kurt Abazi,Sadri Meta,Hajdin Sahiti,Ukë Sahiti e të tjerë, me bashkëluftëtarë u shkojnë në ndihmë kësaj Krahine.Në Qafën e Qakorrit takohen edhe me luftëtarët e Rugovës, ku pasi hartojnë planin e luftës dhe emërojnë udhëheqësit e përgjithshem luftarak, nisen për luftë, e cila zgjati mëse një javë.Edhe këtu Sak Fazlia emërohet Bajraktar.Pas një jave lufte,forcat malaziase obligohen që, edhe nga këtu të tërhiqen.Në këtë luftë,Sakut i vritet njëri prej bashkëluftetarëve me të ngushtë, të Ura e Murinës, Lan Selimi.Pas asaj lufte, forcat malazeze tërhiqen,ndersa forcat vullnetare radhiten drejt vijës kufitare për mbrojtje të tij.Qe nga ajo kohë,Sak Fazlisë i lejohet edhe formimi i njesisë vullnetare, ku caktohet përveç të tjerave, në mbrojtje të pikës kufitare tek Kulla e Moknës, aty ku nga vet dora e Sak Fazlizë ishte vendosur Flamuri Kombëtar për herë të parë.Vija kufitare tani qe ishte vu në mbikqyrje të forave vullnetare, ishte qe nga Smilovica, Kacuberri, Qafa e Murgashit, Moknat, Qakorri, Murina e deri në Plavë-Guci, të udhëhequra nga Sak Fazlia, Rive Zymeri, Sali Rama, Zhukë Haxhia, Isuf Mehmeti, Haxhë Mustafa, Demë Ali Pozhari, Mulla Zekë Bërdyna, Kurt Abazi, Sadri Meta, Hajdin Sahiti Ukë Sahiti, Imer Maliqi e të tjerë. Përveç mbrojtjes me luftë që bëri Sak Fazlia gjatë asaj përiudhe tek Kulla e Moknës, ai nuk ngurroi t'u shkoi në ndihmë edhe luftëtarëve të tjerë nëpër pikat e lartëpemendura, dhe vende të tjera.Në vjeshtën e vitit 1941, forcat serbo-malazeze hartojnë planin për të pushtuar Pazarin e Ri. Aqif Bluta njëri prej luftëtarëve të lirisë, që nuk pushoi se luftuari gjatë gjithë jetës se tij,tani ishte udhëheqës për këtë trevë,ku edhe diktoi planin e armikut se, cak i luftës tani ishte Pazari i Ri.I vetedijshem se do të zhvillohet luftë e madhe,dhe në pamundesi për t'u mbrojtur,ai lëshoi zërin e kushtrimit në tërë Kosovën dhe me gjërë për ndihmë.Si çdo trevë tjetër që i shkoi në ndihmë Pazarit, ashtu veproi edhe Rugova ,e cila me 100 luftetarë ndër më te guximshmit, në krye me Sak Fazlinë e Sali Ramën ku në Tregovishtë u bashkangjiten edhe shumë luftetaër të kësaj ane, me 15 nëntor arrijn në Pazar të Ri,ku kishin arritur forca të mëdha nga të gjiha anët dhe pritej një luftë e madhe dhe e rrept.Me 16 nëntor,në agun e parë fillon lufta për Pazar të Ri.Luftëtarët e Rugovës dhe të Potgurit ishin të vendosur në njërën prej pikave më strategjike për luftë.Para se të fillonte lufta, Sali Rama sugjeron Sakun qe të mos futet në thellësi sikurse nëpër lufta të tjera dhe të këtë kujdes për arsye se, tereni ishte i panjohur.Ishte diku mesi i ditës kur Saku bashkë me Demë Haxhinë,Xhemë Zekën dhe disa të tjerë ishin future në thellësi të armikut duke luftuar pa nderprerë, ku edhe plagoset Sak Fazlia-Bajraktari I Rugovës me Flamur në dorë.Demë Haxhia qe ishte afër tij i shkon në ndihmë,merr Flamurin për të vazhduar luftën.Njëri prej luftetarëve serbomalazias që kishte plagosur Sakun nuk ishte shumë largë, pas një çube, gjuan edhe në Demën, të cilin e plagosë.Saku edhe pse i plagosur, kur dikton armikun gjuan në të dhe e len të vdekur.Xhemë Zeka i shkon në ndihmë Demë Haxhisë dhe merr Flamurin,i cil vazhdon luftën,ndersa një grup luftetarësh të plagosurit i dergoin në spital,siç e thot edhe rapsodi popullor:Sak Faslia ish varruaDemë Haxhia si po ThuaEdhe vete Sako jamë varruaDej n`spital s`po muj me shkue,S`en spital n`i paskan queDema ish vdek Saku ish pshtueIsh dekë Dema haj medetTuj luftue për Atdhe t`vetEdhe në spital tentoin ta helmojn Sak Fazlinë, por Saku i dikton dhe shpeton.Pas disa ditësh Sakun e kthejn në shtëpi,i cili pas tre muajsh sherohet dhe përsëri i kthehet Kullës se Moknës për të vazhduar luftën me bashkëluftëtarë.Me 13 qershor 1942, forcat malazeze kishin sulmuar në Smilovicë.Atje në mbrojtje të kufirit ishte Rizë Zymeri e Sadri Meta me bashkëluftëtarë. Me të degjuar Sak Fazlia, fton Sali Ramën,Tahir Colin, Bege Maliqin e dhjetra luftëtarë të tjerë dhe i dalin në mbrojtje Smilovicës.Me 20 korrik përseri sulmohet Kulla e Moknës,aty ku valonte Flamuri Kombëtar dhe ku ishin përqendruar forcat e Sak Fazlisë.Me të degjuar të krismave të para, Sak Fazlisë i shkojn në ndihmë edhe disa forca të tjera rugovase ku zhvillohet një betejë e rrept,betejë e cila vazhdon edhe të nesërmen në Qafë të Sekiricës,por tani Sakut i kishin shkuar në ndihmë edhe shumë luftëtarë të tjerë, si nga Rugova po ashtu edhe nga Dukagjini, me çrast bie edhe Can Tishuku nga Isniqi, e plagoset Ali Kasemi nga Haxhajt.Edhe forcat serbomalazeze kishin të vrarë e të plagosur dhe obligohen që te terhiqen nga vija frontale.Sipas një raporti që jepte drejtoria e përgjithshme e policisë,thuhej se 100 malazez u dolen në pritë 40 rugovasve,ku u zhvilluan luftime nga ora 7,deri në 15 të datës 20 korrik 1942.Me 29 qershor të po këtij viti, në Pejë vjen për vizitë kryemnistri i Shqipërisë Mustafa Kruja,i cili duke qenë në dijeni për qendresën dhe heroizmin e Sak Fazlisë,kerkon që të ketë shoqëruesin e tij të parë,për çka thuhet nga bashkëluftetarët e Sakut se, deri sa ka arritur Saku nga Rugova,Kruja nuk lejonte kënd që të ulej në vend të tij.Për kontributin e Sakut në mbrojtje të kufirit,M.Kruja kishte përgaditur një dekoratë të posaçme, të cilën ia dhuroi para shumë qytetarëve,në të cilën shenonte inicialet e Sakut si Bajraktar i Rugovës.S.F.B.R.kjo dekorat egziston edhe sot e kesaj dite.Pastaj Saku po në kete vit ishte pjesëmarrës edhe në luftën e Shekullarit.Ishte viti 1943,kur serbomalazezët pas masakrës se Bihorit kishin për plan qe të sulmoin edhe Pejën.Xhelal Preveza tani ishte nenprefekt i cili fton luftëtarët qe t'i vinin në ndihmë qytetit të Haxhi Zekës e gjithashtu edhe Sak Fazlinë,i cili ishte i mirëpritur në çdo kohë, si në Prefekturë ashtu edhe në Kazermë,bile ne Kazermë kishte edhe qelësat e depos për armatim.Përveç luftave qe bënte Sak Fazlia,ai i përcillte mirë edhe rrjedhat politike,për çka shpeshherë binte në konflikt edhe me italianë.Me 21 shkurt 1943,Drago Graqeviq i veshur në rroba shqiptare, vret drejtorin e firmës SIMONCIN, ingjinierin Laterzon në banesën e tij,për çka pastaj akuzohen shqiptarët.Këtë gjë Saku e kishte diktuar edhe më herët dhe tek italianët nuk kishte kurrfar besimit.Pas kësaj vrasje, e cila me vonë zbulohet udhëheqësi i Kuesturës italiane, Sovarino Rikotini me bashkëpuntorë japin urdhër që te plaçkitet dhe të digjet Qarrshia e Pejës, dhe fillojnë t'i arrestojnë shqiptarët.Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Zhuk Haxhia e Rizë Zymeri, qe të dy luftëtarë të njohur dhe udhëheqës luftarak,të cilët ishin ftuar për bisedime.Kur Sak Faslia degjon, merr me vete Sylë Mehmetin, i cili e zotëronte italishten, dhe hynë në kuesturë ku Rikotini tenton ta burgosi edhe Sakun,por ishin dekoratat e Sakut dhe qendrimi i tij,të cilit i ndihmojn për t'i liruar bashkëluftetarët . Nga ky rast marradhëniet shqiptaro-italiane ishin ftohur, për çka obligohet Prefekti i Prizrenit Asllan Boletini qe të ndërmjetësoi.Mosmarrveshje me italianë Saku kishte pasur edhe disa herë.Malazezët edhe përkunder humbjeve qe kishin gjatë gjthë atyre betejave, prapseprap nuk pajtoheshin.Ishte fundi i viti 1943,kur armiku kishte hartuar planin për të sulmuar në Azhanicë.Imer Maliqi me të kuptuar planin e tyre, kerkon nga luftëtarët e Rugovës qe t'u shkojnë në ndihmë,ndersa forcat e veta i kishte radhitur rreth kufirit. Me të marrur lajmin Sak Fazlia me Sali Ramën,Zhukë Haxhin,Rizë Zymerin e të tjerë marshojnë drejt Azhanicës,të cilët vendosen në shtepinë e Xhemë Bajraktarit,ku i prisnin Shemsi Feri,Imer Maliqi,Xhemë Bajraktari e të tjerë dhe hartojnë planin për luftë.Posa armiku kupton në Azhanicë kanë arritur perforcime nga Rugova, terhiqen mbrapa.Se, Sak Fazlia ishte bërë frikë e tmerr për malazezët, më se miri tregon fakti se, tani malazezët kishin shkuar në kuesturën italiane në Murinë dhe kishin kerkuar ndihmë nga italianët për t'i mbrojtur nga Saku e bashkëluftetarët e tij dhe të bejnë dialog me ta.Kuesturri Italian që sherbente në Murinë, menjëherë e fton Sak Fazlinë në bisedime, me çrast, së pari tentoi ta çarmatosi,por nuk ia doli,e pastaj kerkoi nga Saku qe të mos i trazonin malazezët.Sak Fazlia, maorit italian i përgjigjet shkurt.Trojet tona ne i mbrojmë vetë,kurse malazezët mos të hyjnë në to, se i prêt plumbi, tregonte Halil Ahmeti bashkëluftëtari i tij,i cili kishte qenë me te në Kuesturrë.Edhe viti 44,në këtë zonë kufitare fillon me lufta e beteja të ashpra.Ishte 31 prilli kur forcat malazeze kishin sulmuar Kullën e Moknave,e cila ishte bërë Kala e vertetë për lufta e beteja,ndersa Saku sinonim i tyre.Edhe kësaj here zhvillohet një betejë e rrept,e tëra rreth Kullës,aty ku valvitej Flamuri Kombëtar e ruhej nga Bajraktari i Rugovës Sak Fazlia me bashkëluftetarë.Lufa kishte filluar natën dhe kishe vazhduar deri në mesditë,ku në luftë e sipër plagoset Bajraktari i Rugovës,i cili edhe përkundër kerkesës se bashkëluftetarëve qe të terhiqet,ai nuk pranon,duke u përgjigjur se, jo nuk terhiqem mbrapa,për mjekim,dua të mbes deshmor në kufi për mbrojtjën e Kosovës e popullit Kosovar.Shkruan gazeta "Lidhja e Prizrenit" Nr.13.e vitit 44.Ishte kjo hera e dytë qe plagosej Sak Fazlia,i cili tani veç sa bënte 33 vjet në luftë me armikun dhe i kishte mbushur të 59-tat.Ishte 29 maji, kur Sak Fzlia nga kufiri kishte shkuar në Pejë për të njoftuar dhe konsultuar udhëheqësit e asaj kohe për gjendjën rreth kufirit, e sidomos Xhevat Begollin që kishte lidhje të ngushta me te.Sulmet e armikut serbomalazias kishin filluar tani, të ndihmura edhe nga italianët dhe kishin pushtuar disa vise shqiptare të banuara me muslimanë.Nga atje kishin filluar të sulmojn Kacuberrin, pikë kufitare mjaft me rëndësi. Kacuberri ishte nën mbrojtjën e Divizionit SS të 21-të-Skenderbeg dhe njesitet vullnetare te Hajdin Sahitit, Sadri Metës,Mulla Zekë Berdynës,Kurt Abazit dhe luftëtarëve të Tregovishtës, në krye me Mulla Jakup Kombin e vëllezërit Bralaj.Pas një beteje të gjatë bie edhe Kacuberri, ku heroikisht në fushën e nderit bie Ramë Bashi nga Bukeli dhe një ushtar nga Shqipëria dhe plagosen Mulla Zekë Berdyna dhe Islam Syla nga Pepajt.Me 30 maj Sak Fazlia kthehet nga Peja natën,në Kuqishtë nga ushtari i ti Sejdi Rama njoftohet se në drejtim të Kacuberrit po zhvillohen luftime dhe se armiku është nisur në drejtim të Smilovicës.Nga Kuqishta Saku natën shkon në Koshutan dhe më 31,urdhëron nipin e tij qe të dal dhe të leshon zërin e kushtrimit për luftë nga Molika,vend nga u lëshua kushtrimi gjithnjë edhe në kohën e Sali Jahës.Nga Koshutani Sakut i bashkangjitën edhe shumë luftëtarë të tjerë, të cilët me të shpejt arrisin në Smilovicë, ku ishin mbledhur luftëtarë nga të gjitha anët, për të mbrojtur ate dheviset tjera për rreth.Ishte rreth orës 12,kur fillon lufta,dhe Sak Fazlia me Flamur në dorë kishte hypur në Majën e Smilovicës me dhjetëra luftëtarë.Tahir Coli, njëri prej bashkëluftëtarëve me të ngusht dhe më besnik i Sakut kishte hyrë nga ana e kundert ndër Majën e Smilovicës.Lufta vazhdon pa nderpre, armikut iu shkaktuan viktima të shumta nga Saku e bashkëluftëtarët e tij dhe, nuk ia arritën që ta pushtojn Smilovicën.Rreth orës 14,"allaturka" siç e quanin atëherë, nga një predhë e armikut,Bajraktari i Rugovës goditet në kokë dhe, gjysma e kokës i shkëputet dhe Saku rokulliset teposhtë, në drejtim të armikut, të cilin e ndalë një bredh për të mos ra tek armiku.Luftimet vazhdojnë,luftëtarët që ishin më afër Sakut,Haxhi Tahiri nga Bogët,vëllezërit Balë e Avdyl Alia,dhe Hysen Ujkani nga Koshutani si dhe Shpend Halili nga Shkreli, e terheqin trupin e tij,dhe e qesin në tokën shqiptare.Malazezët kishin tentuar që ta marrin trupin e Sakut,por Tahir Coli bashkë me Azem Cufën e të tjerë nuk e ndalnin luftën.Tahiri me atë rast vret tre malazias,ndersa i biri Haxhiu shpeton nga vdekja e sigurt të riun e bashkëluftëtarin, Isuf Veselin.Me vrasjën e Sakut nderpritet edhe lufta, sepse armiku ishte thyer dhe tani bashkëluftetarët e Sakut vizitonin trupin e tij, dhe i bënin nderime Bajraktarit e udhëheqësit të tyre shumevjeçar nëpër luftra e beteja.I dhëmbshem ishte rasti kur Tahir Coli arrin tek trupi i Sakut, i cili ngushëllon të gjithë bashkëluftetarët, e në veçanti Ramë Sadikun, të birin e axhës se Sakut,dhe përkulet para trupit të tij,të cilit ia hjek dekoratat, e merr edhe Flamurin Kombëtar dhe ia dorëzon Ramë Sadikut.Bajraktari i Rugovës, Sak Fazlia vorroset po në Majë të Smilovicës,ish tokë shqiptare deri me atëherë.Me t'u marrur lajmi për ramjën e ti,Peja shpall ditë zie dhe ngre flamujtë në gjysmështizë, e poashtu veprohet edhe në Tiranë.Heroizmi dhe trimëria e tij në luftë kunder armikut me dekada të tëra, u ruajt për mes rapsodit tonë popullor,përmes shumë këngëve.Sakut iu këndua edhe të varri posa e vorrosnin,bashkëluftetarët Bajram Osmani nga Duboviku dhe Selman Zeneli nga Dugaiva i këndojnë:Ditën e mërkure në katër sahatiNau ka vra Sak Bajraktari,Të mërkurën bash qat ditëT`tanë shqiptarve ju ka dhimtë,Ju ka dhimtë e haj medetShokt e ti kan ba gajret,N`dorë të shkjaut se lanë me metëE kan shti në dhe për qef t`vet,Për qef t`vet ne dhe e kan shtiSot po ktojm të vorri i tiPër qendresën dhe heroizmin e Sak Fazlisë në mbrojtjën e çeshtjës tonë kombëtare, u desh të pritet plot 60 vjet, për t'u kujtuar legalisht nga populli i tij, i cili nuk e harron dhe, me pietetin më të lartë e kujton figurën e ti madhore prej luftetarit e heroit te pavdekshem.Me 3 qershor 2004,Presidenti i Kosovës,Dr.Ibrahim Rugova mban Akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës se tij,në Teatrin kombëtar në Prishtinë.Po ashtu me 30 tetor 2005,nën patronatin e Presidentit të Kosovës Dr.Rugovës dhe me nderime Ushtarake të TMK-së, bëhet rivarrimi i tij bashk me Bajram Sharin nga Koshutani,Selman Jashar Ucin nga Shqipëria, të cilët ishin për mbi 60 vjet në Majën e Smilovicës,tani pjesë e Malit të Zi, dhe të paraardhësit të Sakut, Sali Jahës po ashtu Bajraktar e komandnt luftarak për mëse 60 vjet më radhë në Rugovë,pikërisht tek Molika e Sak Fzlisë,dikur e Sali Jahës,vend ku ishte pikëpjekja e rugovasve në çdo kohë për luftë kunder armiqëve shekullor serbosllav te kohës. Prev: Poezi Jeton KelmendiNext: VESHI PA PRE-SHKAKTAR LĖKURAT!!! |
Freitag, 27. April 2007
Deshmi historike per SAK FAZLIN;shkruar nga Jeton Kelmendi
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen