Mittwoch, 25. April 2007

NJOFTIM PUBLIK NR.5 I FBKSH-SE:

NJOFTIM PUBLIK NR.5 I FBKSH-SË:
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) me të gjitha strukturat e tij në Zonën Nr. 2 (Kosova Historike) njofton opinionin kombëtar dhe atë të huaj se, gjatë 26 e 27 prillit 2007, kur vjen delegacioni 15 anëtarësh i Misionit Faktmbledhës i KS të OKB-së, Serbia me të gjitha strukturat shtetërore të saj, ka planifikuar, si më poshtë vijon:
1. Përgjatë kufirit administrativ të Kosovës Protektorat, ku prej kohësh i ka stacionuar mbi 10 mijë serbë me gra e fëmije, dhe në veçanti në pjesën veriore të Kosovë, të organizojë protesta, të cilat dëshiron që Komisionit t'ia paraqesi si protesta të gjoja refugjatëve serbë nga Kosova.
2. Përmes këtyre protestave, Serbia synon që të fillojë futjen, përmes Sanxhakut, përmes Mitrovicës, përmes Besjanës (ish-Podujevës) dhe përmes Bujanocit e Preshevës, të mbi 250 mijë serbëve në Kosovë, dhe me këtë rast me një gur të vrasi dy zogj:
a) të krijojë trazira në Kosovë, dhe
b) ta rikolonizojë Kosovën me kolonë serbë të larguar nga Kroacia dhe Bosnja gjatë luftërave atje.
3. Përgjatë gjithë kufirit, dhe në veçanti në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc), Serbia ka instaluar forca të shumta ushtarake, të cilat kanë përsosur edhe teknikën dhe infrastrukturën luftarake, rrugët dhe urat, si dhe ka shtuar edhe numrin e xhandarmërisë serbe aty, e cila për çdo ditë i keqtrajton shqiptarët e pambrojtur të kësaj krahine shqiptare, populli i së cilës, në vitin 1992, përmes formës më demokratike – referendumit popullor, shpalli Autonominë Politiko-Territoriale me të drejtë ribashkimin me Kosovën, dhe që edhe sot e kësaj dite ka ngelur e pushtuar dhe e kolonizuar nga Serbia dhe që nga dhuna e gjenocidi serb po boshatiset nga shqiptarët.
4. Gjithashtu, serbët planifikojnë sulme mbi priftërinjtë dhe kishat serbe në Kosovë, si dhe mbi priftërinjtë dhe kishat katolike shqiptare dhe për këtë të akuzojnë dhe fajësojnë shqiptarët, siç patën bërë më 17 e 18 mars 2004, kur vetë i dogjen shtëpitë e tyre dhe manastirat e kishat serbe dhe na fajësuan e na akuzuan shqiptarët.
PËR KRYESINË E KËSHILLIT TË FBKSH-SË NË ZONËN NR.2 – KOSOVA HISTORIKE
Kryetari,
ALBAN KOSOVA Prishtinë, më 24 prill 2007

Keine Kommentare: