Në tetë vjetorin e rënjes përkujtohen dëshmorët: Shahin Gashi dhe Jahë Hasani Tetë vite më parë në Llap në fund prill u zhvilluan beteja të njëpasnjëshme ku ranë edhe shumë dëshmorë të kombit.në mesin e tyre edhe dëshmorët që u përkujtuan sot: Shahin Gashi, pjestarë i Brigadës 152 "Shaban Shala" dhe Jahë Hasani, pjesatarë të Brigadës 151 "Zahir Pajaziti". Kështu në kodrën e Kaçanollit aty ku bashkohen Llapi me Shalë tetë vite më parë ra dëshmor Shahin Gashi nga Buzëllapi (ish Dobërdoli), ndërsa në vendin e quajtur Kalinë mbi fshatin Bradash ra dëshmorë, Jahë Hasani nga Bederiana (ish Bërveniku) i Gallapit. Për të nderuar veprën e këtyre dëshmorëve të kombit në këto dy vende të rënies ishin tubuar familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetar të tjerë. Ata përpos që evokuan kujtime për ta bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh tek vendet e rënjes, tek lapidari që është i ngritur në Qafën e Kaqanollit aty ku u zhvillua njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së jo vetëm në Llap, ajo e 15 shtatorit të vitit 1998 . Homazhe dhe kurora lulesh u vendosën edhe mbi varret edëshmorëve në Buzëllap tek varri i Shahinit dhe në Bederianë tek varri i Jahës. Ndërkaq nesër në Llap do të përkujtohen edhe tre dëshmor të tjerë të cilët ranë në betejën e zhvilluar po në këto anë. Në vendin e rënies “Te Shkëmbi i Bardhë” do të zbulohet lapidari për dëshmorin Elfir Behrami, ndërsa në Bradash do të përkujtohen dëshmorët Bedri dhe Eset Maloku. ( Milazim Kadriu) |
Sonntag, 29. April 2007
Ne tete vjetorin e renjes perkujtohen deshmoret: Shahin Gashi dhe Jahe Hasani
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen